Rrëmbimi i 49 vjeçarit në Kamëz para 10 ditëve, një në pranga, një tjetër në kërkim (HISTORIA - EMRAT)

Publikuar tek: aktualitet, më 16:57 27-01-2020 Rrëmbimi i 49 vjeçarit në Kamëz para 10 ditëve, një në pranga, një tjetër në kërkim (HISTORIA - EMRAT) Foto ilustruese

Policia ka arrestuar Leonard Hajrin dhe ka shpallur në kërkim Altin Hajrin për rrëmbimin e Jak Prengës 10 ditë më parë në Kamëz, për të cilin ende nuk ka asnjë gjurmë nga autoritet shqiptare.

Dyshohet se pengmarrja e tij lidhet me aktivitetin kriminal të dy vëllezërve të tij të cilët aktualisht ndodhen në burg në Angli të arrestuar për trafikim lëndësh narkotike.

Prenga u rrah dhe më pas u mor peng nga dy Altin dhe Leonard Hajri me makinë, në rrugën “London” 10 ditë më parë. Pista e parë e pengmarrjes dyshohej se ishte një borxh i pashlyqer i 49 vjeçarit ndaj autorëve, pasi u kishte blerë një makinë.

Para pengmarrjes ka pasur një konflikt me sende të forta mes 2 pengmarrësve dhe 49 vjeçarit, ku njëri prej tyre ka mbetur dhe i plagosur pasi në vendin e ngjarjes janë gjetur shenja gjaku.

Aktualisht ende nuk ka asnjë gjurmë të personit të rrëmbyer, sakaq kujtojmë se 2 ditë pas rrëmbimit automjeti i autorëve “Range Rover” i denoncuar i vjedhur, është gjetur i djegur në Durrës.

Prenga sipas qytetarëve ishte njeri jo problematik dhe nuk ka pasur konflikte me askënd. Pista kryesore që po hetohet aktualisht është lidhja me vëllezërit e tij dhe pazaret e tyre të pambyllura të drogës.

Dyshohet se i vëllai i Prengës nuk dorëzuar një sasi prej rreth 16 kg kokaine. Gjatë kontrolleve, konkretisht në kompleksin e vëllezërve Hajri, është sekuestruar një armë zjarri.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.11076617240906
array(1) { ["section"]=> string(103) "rrembimi-i-49-vjecarit-ne-kamez-para-10-diteve-nje-ne-pranga-nje-tjeter-ne-kerkim-historia-emrat-193307" }