Rrëmbimi i Jan Prengës/ Gjykata e Posaçme i sekuestron Altin Hajrit kompleksin 'Golden Resort', karburantin dhe vilën në Shijak

Publikuar tek: aktualitet, më 17:04 27-02-2020 Rrëmbimi i Jan Prengës/ Gjykata e Posaçme i sekuestron Altin Hajrit kompleksin 'Golden Resort', karburantin dhe vilën në Shijak Golden Resort Shijak

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka sekuestruar pasurinë e Altin Hajrit në Shijak, i cili është në kërkim lidhur me rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Pregës.

Kompleksi 'Golden' në Shijak u kthye ne skenën e krimit për Jan Prengën, i cili u rrëmbye më 17 janar 2020.

Në vendimin e gjykatës theksohet se Hajrit iu sekuestrua kompleksi Golden Resort në Xhafzotaj, karburanti "ALT- OIL 2008" dhe një vilë dy katëshe po në Shijak.

Vendimi i është dërguar për ekzekutim Agjencisë së Menaxhimit të Pronave dhe për njoftim Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë.

Familja e Altin Hajrit mund të përdorë pa të drejtë tjetërsimi vetëm vilën ku banon pjesa tjetër e familjes që nuk janë ndaluar për rrëmbimin, vrasjen e më pas zhdukjen e trupit të Jan Prengës. 

Policia me anë të filmimeve provoi praninë e trupit të Prengës në këtë kompleks në momentin kur nxirret dhe vendoset në një furgon për ta zhdukur.

Kësisoj janë arrestuar Leonard Hajri, Bajram Hajri, Elton Hajri, Festim Bexhdili, Olsi Turja si dhe Ardian Docaj nga Shkodra, i cili u vetëdorëzua pasi iu sekuestrua pasuria në Shkodër, ndërsa Altin Hajri është ende në kërkim nga autoritetet.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011924028396606
array(1) { ["section"]=> string(130) "rrembimi-i-jan-prenges-gjykata-e-posacme-i-sekuestron-kompleksin-golden-resort-karburantin-dhe-vilen-altin-hajrit-ne-shijak-196658" }