Rrëmbyen bashkëkombasin e tyre, arrestohen katër shqiptarët në Greqi

Publikuar tek: aktualitet, më 19:50 24-08-2019 Rrëmbyen bashkëkombasin e tyre, arrestohen katër shqiptarët në Greqi Foto ilustruese

Policia greke ka arrestuar katër shqiptarë të cilët rrëmbyen një bashkëkombësin e tyre 31 vjeçar.

Policia helene ka bërë me dije arrestimi i katër shqiptarëve ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Nemea të Corinthit.

Prej 20 ditësh të afërmit e 31 vjeçarit ishin alarmuar rreth fatit të tij dhe kishin bërë denoncimin në polici. Sipas të afërmve të të riut, një telefonatë e pengmarrësve të tij, i vendosën në dijeni se çfarë po ndodhte me djalin e tyre.

4 personat që rrëmbyen 31-vjeçarin kërkuan nga familja e tij shumën prej 10,000 eurosh për ta liruar.

Pas denoncimit në polici, autoritetet shqiptarë vunë në dijeni menjëherë INTERPOLIN. Vendodhja e grabitësve u zbulua nga celulari i tyre.

INTERPOL më pas njoftoi menjëherë departamentin e policisë në Corinthian, të cilët kryen bastisjen e banesës në Nemea.

Atje, ata gjetën 31-vjeçarin e lidhur dhe katër bashkatdhetarët e tij që e kishin marrë peng.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0097780227661133
array(1) { ["section"]=> string(74) "rrembyen-bashkekombasin-e-tyre-arrestohen-kater-shqiptaret-ne-greqi-176233" }