Dy autorët që rrëmbyen Ridvan Lamajn në Sarandë, janë dënuar me 39 vite burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda.
Viktor Islami është dënuar me 19 vite burg, ndërsa Ardian Ogici me 20 vite burg.
37-vjeçari Ridvan Lamaj, i cili ishte emigrant në Greqi, më 17 qershor të 2015 u rrëmbye në Sarandë nga dy persona.
Pas hekurave dhe duke kryer dënimin është vetëm hekurave 30vjeçari Vitor Islami, lindur në Pukë dhe banues në Fushë Mamurras. Ndërsa, Adrian Ogiçi nga Saranda vijon të jetë në arrati.
Të dy akuzohen për veprat penale “Rrëmbim personi” dhe “Trafikim i narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim.