Rrënqeth 50-vjeçari grek: Më duhej të zgjidhja kë të shpëtoja, lashë nënën time të digjej

Publikuar tek: barometri, më 09:12 27-07-2018 Rrënqeth 50-vjeçari grek: Më duhej të zgjidhja kë të shpëtoja, lashë nënën time të digjej

Një histori rrënqethëse është rrëfyer për gazetën greke "TA NEA”, pas tragjedisë së zjarrit në Athinë, shkruan newsbomb.al

Bëhet fjalë për Thanasis Moraitis, i cili prej 50 vitesh jeton në Mati.

Thanasis Moraitis ka rrëfyer se ka parë nënën e tij të digjej, dhe nuk ka mundur ta shpëtojë.

Ai ka treguar se ai dhe familja e tij shkuan në Kokkino Limanaki dhe qëndruan dy orë e gjysmë në det përpara se të shpëtoheshin nga një tjetër person.

Moraitis ka thënë se është dashur të zgjedhë mes familjes dhe nënës së tij.

“Gjithçka u bë në një minutë, nuk kisha asnjë zgjedhje. Nëna ime nuk ishte në gjendje të lëvizte, ajo ishte 90 vjeçe. E lash nënën time të digjet. Unë nuk munda t’i them asgjë, as një lamtumirë, po largohesha dhe po shikoja djegien e saj", tha Moraitis.

Sakaq, në gazetën greke thuhet:  50-vjeçari e pa nënën e tij teksa digjej. Ai u përpoq që të nxirrte nënën e tij nga makina, por u dogj vete, mori djegie, duke u përpjekur ta tërhiqte. Pa se nuk mund ta bënte atë, nëna e tij nuk mund të ecë, nuk mund të vraponte me të.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.094666004180908
array(1) { ["section"]=> string(94) "rrenqeth-50-vjecari-grek-me-duhej-te-zgjidhja-ke-te-shpetoja-lashe-nenen-time-te-digjej-129275" }