Rrëqethëse/ Nëna shqiptare bie në koma, mjekët italianë ia nxjerrin gjallë foshnjen

Publikuar tek: bota, më 12:33 04-04-2017 Rrëqethëse/ Nëna shqiptare bie në koma, mjekët italianë ia nxjerrin gjallë foshnjen

Një nënë shqiptare shtatzëne në Ancona të Italisë ka rënë prej ditësh në koma, për shkak të një hemoragjie në kokë, mirëpo mjekët kanë bërë mrekullira. Ata kanë mundur të nxjerrin nga barku i saj të gjallë foshnjen 7 muajshe.

Nëna 25 vjeçare ndodhet në reanimacionin e Salesi-t, akoma në gjendje kome. Para mesditës së djeshme, nëna e re kishte pasur kontraktime dhe pasdite, në orën 17:00 iu nënshtrua operacionit, shkruajnë mediat italiane. 

Vogëlushja ka lindur në javën e 28-të, në gjendje të mirë shëndetësore dhe iu dorëzua ekipit të mjekëve të kujdesit intensive për të lindurit para kohe.

Fatkeqësisht situata e nënës është e rëndë. Mjekët italianë ditë më parë vendosën ta mbajnë në jetë derisa foshnja ende 6 muajshe, të rritej edhe pak brenda trupit të nënës që të mund të lindej pa pasoja me operacion cezarian. Dhe fatmirësisht foshnja shpëtoi, ndonëse shpresat për nënën janë të vogla. 

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Alarmi, luftë e mundshme mes dy shteteve europiane, ku jetojnë shumë shqiptarë
Celulari "vret" vajzën nga Ballkani, e përplas treni në New York (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.0082039833068848
array(1) { ["section"]=> string(87) "rreqethese-nena-shqiptare-bie-ne-koma-mjeket-italiane-ia-nxjerrin-gjalle-foshnjen-74073" }