Ngrohja e shpejtë dhe jo e zakontë e ujërave në veri të Peru-së ka shkaktuar reshjet të mëdha dhe vdekjeprurëse në këtë vend për dekada, shkruan Business Insider.
Për një periudhë të shkurtër ka pasur sasi të konsiderueshme reshjesh të cilat kanë shkaktuar vërshime të mëdha nëpër rrugët e qytetit.
Reshjet gjithashtu kanë shkaktuar rrëshqitje të dheut përreth lumenjve.
Gjysma e shtetit ka shpallur gjendje emergjente, përderisa ndihmat janë duke u dërguar në zonat më të goditura, ndërsa disa fshatra kanë ngelur tërësisht të izoluara.
Ndërkohëë mësohet se të paktën 70 persona kanë vdekur si pasojë e vërshimeve në Peru.