Rreshjet e borës, këto janë disa nga akset më problematike në vend

Publikuar tek: aktualitet, më 22:35 06-01-2019 Rreshjet e borës, këto janë disa nga akset më problematike në vend

Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar në të gjitha akset kryesore të vendit nuk ka pasur probleme me qarkullimin e mjeteve, pavarësisht reshjeve të borës dhe temperaturave shumë të ulëta.

Kontraktorët e mirëmbajtjes kanë punuar gjatë gjithë natës duke pastruar dhe trajtuar me kripë rrugët, kujdes i veçantë është treguar në zonat me prezencë akulli.

Rekomandohet të kalohen me zinxhir rrugët: Qafë Qarri-Ersekë; Kot-Sevaster; Erind-Çajup; Ura e Cerenecit-Sterblevë-Lunik; pjesërisht Boboshticë-Dardhë.

Rekomandohen përdoruesit e rrugës të tregojnë kujdes dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore.

Të vendosin zinxhir në akset që përmendëm më sipër, të respektojnë udhëzimet e Policisë së Qarkullimit Rrugor, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar dhe të përdorin gomat e dimrit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Jo vetëm studentët, edhe naftëtarët nesër në protestë
Kushtet atmosferike të vështira, këngëtari shqiptar pëson aksident me makinë (FOTO) »
Article Logic
Execution time: 0.011575937271118
array(1) { ["section"]=> string(72) "rreshjet-e-bores-keto-jane-disa-nga-akset-me-problematike-ne-vend-147753" }