Rreshjet e dendura të dëborës gjatë ditës së djeshme dhe të sotme kanë bllokuar disa nga rrugët dytësore që të çojnë në Londër.
Mediat angleze raportojnë se pjesa më e madhe e Anglisë është përfshirë nga një i ftohtë i acartë që ka bllokuar disa aeroporte dhe rrugë kryesore.
Mes tyre janë aeroporti i Glasgout që i ka pezulluar fluturimet pjesërisht dhe disa rrugë që lidhin kryeqytetin e Anglisë me qytetet e tjera në vend.
Një pjesë e madhe qyteteve tashmë janë në gjendje gadishmërie për t’i paraprirë çdo llojë situate që mund të krijohet.