Kanë mjaftuar vetëm disa minuta rreshje shiu që drejtuesit e automjeteve dhe këmbësorët në qytetin e Kukësit të përballen me vështirësitë e shkaktuara nga përmbytjet e rrugëve.
Siç mund të shihet edhe nga fotografitë e realizuara para disa minutash në Kukës, kryqëzimi është përmbytur tërësisht nga shiu për shkak edhe të mosfunksionimit të kanaleve kulluese. Probleme ka patur edhe në pjesë të tjera të rrugëve ku përmbytjet kanë shkaktuar vështirësi në trafik.
{gallery}kukessd{/gallery}