Rrëshkiti dhe theu këmbën në malin e Tomorrit, Xhaçka publikon pamjet e operacionit të vështirë dhe jep lajmin e mirë për alpinisten

Publikuar tek: aktualitet, më 17:48 19-01-2020 Rrëshkiti dhe theu këmbën në malin e Tomorrit, Xhaçka  publikon pamjet e operacionit të vështirë dhe jep lajmin e mirë për alpinisten

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka dhënë një lajm të mirë për alpinisten që ka rrëshqitur mesditën e sotme në Malin e Tomorrit dhe ka thyer këmbën.

 Xhaçka ndërsa ka publikuar disa foto nga operacioni i vështirë thotë se aplinistja është evakuar me sukses dhe tashmë është nisur me një helikopter të Forcave Ajrore për në spitalin e Traumës.

 “Operacion i vështirë por djemtë tanë ia dolën të evakuojnë alpinisten e aksidentuar në malin e Tomorrit, në lartesinë 7000 ft dhe në kushtet e shikimit të kufizuar. Bashkëpunim i shkëlqyer i pilotëve të Forcës Ajrore me grupin e mjekëve të Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore”, shkruan Xhaçka.

Mësohet se kanë qenë katër alpinistë por identitetet e tyre nuk janë bërë ende të ditura.

Bëhet me dije se alpinistja ka rrëshqitur në një zonë të thepisur dhe kanë qenë alpinistët e tjerë ata që e kanë ndihmuar. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të ‘Cesmës së Tarikos’.   

Ndërkohë Ministria e Shëndetësi dërgoi menjëherë një helikopter, për të bërë dhe transportimin e saj drejt Tiranës.

82645394_2626514704050900_4011680444385853440_n.jpg

82336468_2626514834050887_7864404604413280256_n.jpg

83172628_2626514930717544_2164995994897350656_n.jpg

83454889_2626515020717535_4841471574831792128_n.jpg

82422579_2626515090717528_8779917307787870208_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.036797046661377
array(1) { ["section"]=> string(138) "rreshkiti-dhe-theu-kemben-ne-malin-e-tomorrit-xhacka-publikon-pamjet-e-operacionit-te-veshtire-dhe-jep-lajmin-e-mire-per-alpinisten-192523" }