Rrëshkiti dhe theu këmbën teksa ngjiste malin e Tomorrit, Ministria e Mbrojtjes dërgon helikopter për alpinistin

Publikuar tek: aktualitet, më 16:27 19-01-2020 Rrëshkiti dhe theu këmbën teksa ngjiste malin e Tomorrit, Ministria e Mbrojtjes dërgon helikopter për alpinistin

Një alipinist ka rrëshqitur mesditën e sotme në Malin e Tomorrit dhe ka thyer këmbën.

Ministria e mbrojtjes bën me dije se ka dërguar helikopter të Forcave Ajrore për alpinistin i cili do të transportohet në spitalin e Traumës.

Mësohet se kanë qenë katër alpinistë por identitetet e tyre nuk janë bërë ende të ditura.

Bëhet me dije se alpinisti ka rrëshqitur në një zonë të thepisur dhe kanë qenë alpinistët e tjerë ata që e kanë ndihmuar. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të ‘Cesmës së Tarikos’.   

Ndërkohë Ministria e Shëndetësi ka dërguar një helikopter, ku pritet të bëhet  transportimi drejt Tiranës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.042926073074341
array(1) { ["section"]=> string(118) "rreshkiti-dhe-theu-kemben-teksa-ngjiste-malin-e-tomorrit-ministria-e-mbrojtjes-dergon-helikopter-per-alpinistin-192517" }