Rrëshqet dheu ne Zvicër, zhduken 8 persona

Publikuar tek: bota, më 17:32 24-08-2017 Rrëshqet dheu ne Zvicër, zhduken 8 persona

Rrëshqitje masive dherash janë regjistruar gjatë ditës së djeshme në fshatin Bondo afër Bergell-it në Zvicër.

Mediat zvicerane flasin për 8 persona të zhdukur, të cilët dyshohet se janë ngujuar ose zënë poshtë nga gurët e kodrës së rrëshqitur.

6 nga këta 8 persona që mendohet se kanë qenë në vendin e ngjarjes gjatë kohës së rrëshqitjes së dheut, janë denoncuar nga familjarët e tyre si të humbur, bën të ditur Policia e Kantonit Graubünden.

Ajo njofton se aktualisht specialistët e shpëtimit po fluturojnë mbi zonën e prekur.

Kërkimi është në vazhdim për grupin e zhdukurit. Ndër ta, dy janë zviceranë, dy austriakë dhe katër gjermanë.

“Këta janë alpinistë dhe udhëtarët që udhëtojnë në çifte”, thotë policia.

Falë alarmit që ishte instaluar pas goditjes së madhe të vitit 2012 në të njëjtin rajon, qindra njerëz u evakuan nga Bondo, një fshat në rajonin Graubunden të juglindjes të Zvicrës.

Disa objekte u shkatërruan nga gurët.

Rrëshqitja e dheut ndodhi të mërkurën në orën 09:30. Një masë shkëmbore ra nga Piz Cengalo në një luginë pas fshatit të vogël Bondo, në kantonin e Graubünden, pranë kufirit italian

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gruaja e moshuar godet me skuter djalin 6 vjeç, e zvarrit përgjatë 35 metrave
Dogjën të gjallë shqiptarin në makinë, dënohen dy adoleshentët britanikë »
Article Logic
Execution time: 0.0099620819091797
array(1) { ["section"]=> string(47) "rreshqet-dheu-ne-zvicer-zhduken-8-persona-90073" }