Rrëshqitja e dheut zbulon diçka tronditëse në fshat (Foto)

Publikuar tek: bota, më 17:51 20-10-2017 Rrëshqitja e dheut zbulon diçka tronditëse në fshat (Foto)

Një skelet njeriu ka dalë në pah pas rrëshqitjes së dherave nga rreshjet e shiut të shkaktuara nga uragani Ofelia në bregdetin perëndimor të Irlandës.

Skeleti është shfaqur në plazhin e fshatit Kilmore Quay të Irlandës dhe besohet të jetë rreth 1000 vite i vjetër.

Jim Moore, këshilltar i zonës, tha për Irish Daily Mirror se ishin banorët e fshatit ata që e vunë re skeletin teksa po shëtisnin buzë detit.

Një patologe shkoi në vendngjarje dhe pas ekzaminimeve arriti në konkluzionin se skeleti i përket epokës së Hekurti që përfundoi në vend rreth 1,600 vite më parë.

Eshtrat janë dërguar në një muze në Dublin ku do t’i nënshtrohen analizave më të hollësishme. 

abhas34has3h3gh.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Sulm me thikë në qendrën tregtare, 1 i vdekur dhe 8 të plagosur
Mijëra fëmijë të Rohingya në kampet e refugjatëve shohin "ferrin në tokë", a kujdeset dikush? »
Article Logic
Execution time: 0.0093839168548584
array(1) { ["section"]=> string(62) "rreshqitja-e-dheut-zbulon-dicka-tronditese-ne-fshat-foto-96619" }