“Rreth 1.7 milion pasuri të paluajtshme janë on-line”, sistemi i Kadastrës Shqiptare shmangu kaosin gjatë pandemisë

Publikuar tek: aktualitet, më 21:35 13-08-2020 “Rreth 1.7 milion pasuri të paluajtshme janë on-line”, sistemi i Kadastrës Shqiptare shmangu kaosin gjatë pandemisë Punonjëse të Kadastrës

Prej rreth 3 muajsh, Kadastra Shqiptare ka regjistruar on-line përmes e-albanias gati 1.7 milion pasuri të paluajtshme nga rreth 4,5 milion që ka gjithsej vendi.

Ky sistem ka bërë të mundur shmangien e radhëve të gjata, marrjes së infromacionit, aplikimeve dhe të tjera procedura. Por qëlloi që sistemi u arrit të ngrihet përpara pandemisë së koronavirusit, duke rezultuar edhe më efektiv.

Qindra-mijëra shqiptarë do të ishin dyerve të institucionit në vapë, dhe duke rrezikuar infektimin, duke kërkuar zgjidhjen e hallit të tyre, ndërsa tërmeti i 26 nëntorit e rëndoi edhe më tepër këtë situatë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i Kadastrës Shqiptare, Artan Lame kërkon mirëkuptimin e qytetarëve që kanë aplikuar online apo kërkojnë informacion përmes Facebook. Lame thotë se përgjigja mund të vonojë ndoshta edhe pak ditë më shumë nga sa parashikon ligji, por askush nuk do të mbetet pa marrë përgjigje për problemin që ka.

Postimi i plotë:

SFIDE E PERBASHKET!

Të nderuar Qytetarë!

Para rreth 3 muajsh, Kadastra Shqiptare implementoi një prej projekteve madhore të saj, përmes të cilit u bënë të aksesueshëm “on line” rreth 1,7 milion pasuri të paluajtshme nga rreth 4,5 milion që ka gjithsej vendi.

Përmes këtij procesi, u bë e mundur që aplikimet për të gjitha këto pasuri të kryhen “on line” dhe ajo që është edhe më e rendësishme, edhe përgjigjet për to të kryhen “on line”. Por nuk jam këtu për të folur për përparësitë dhe lehtësirat e krijuara.

Rasti e deshi që implementimi i këtij projekti të lidhej me epideminë e trishtë që ka përfshirë vendin, rajonin dhe gjithë botën. E mira e këtij projekti, midis të keqes së përgjithshme që na ka përfshirë, qëndron në faktin që përmes shërbimeve “on line” u bë e mundur që të mos shkëpusim shërbimet ndaj qytetareve dhe institucioneve, edhe në këtë situatë të rëndë të krijuar.

Imagjinoni sikur ky projekt të mos ishte implementuar dhe shërbimet të vazhdonin si dikur nëpër sportele, me pasojën që, në kushte kur aktualisht sportelet për publikun janë mbyllur, do të gjendeshim përpara faktit të mijëra qytetarëve që nuk do të merrnin më shërbime. Por kjo nuk ndodhi, pikërisht për shkak të implementimit të sistemit “on line”.

Veç kësaj, siç thotë populli që “kur vijnë të ligat hapu derën”, tërmeti i 26 nëntorit dhe gjithë procesi pasues i rindërtimit i ndërrmarrë nga qeveria shqiptare, krijoi një kontigjent të ri qytetarësh, hallexhinjsh dhe institucionesh, që kishin nevojë për informacionin kadastral të objekteve që do të përfshiheshin dhe po përfshihen në procesin e rindërtimit.

Janë rreth 140.000 informacione kadastrale pasurish, që ju janë ofruar deri tani Ministrisë së Rindërtimit, Bashkive të prekura dhe vetë qytetarëve. Pa këto të dhëna, do të kishte qene e pamundur të vijonte procedura e përllogaritjes së dëmeve, e hartimit të planeve të Rindërtimit, do të qe e pamundur për qytetarët të përfshiheshin në listat e dëmshpërblimit të Bashkive. Zyrat tona kanë punuar me orare të zgjatura, për të lehtësuar me sa mundemi hallin e madh të tërmetit për këta qytetarë.

Por s’mbaron me kaq, pasi kësaj situate i shtohet dhe një tjetër faktor, i cili sa na gëzon, aq dhe na trishton. Përmirësimi dhe përshpejtimi i cilësisë së shërbimeve gjatë këtij viti pune të Agjencisë së re, ka ringjallur shpresat për zgjidhjen e problematikave të tyre tek mijëra qytetarë të tjerë që, prej 5, 10 apo 15 vitesh prisnin dyerve të hipotekave të vjetra trajtimin e halleve të tyre.

Na gëzon, sepse tregon që qytetarëve po ju rikthehet besimi tek institucioni; por nga ana tjetër na hidhëron, sepse rritja e numrit të ankesave po çon në një mbingarkesë të punës së institucionit.

Gjithë sa më sipër, do të ishte sidoqoftë e përballueshme, sikur të mos i shtohej edhe një tjetër faktor negativ. Shumë prej drejtorive tona, po vuajnë “in primis” efektet e epidemisë, ashtu siç po i vuajnë të gjithë qytetarët e tjerë.

Masat e distancimit fizik, të parashikuara nga aktet e Qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetesisë, kërkojnë ruajtjen e distancave midis punonjësve, midis punonjësve dhe qytetarëve, mbajtjen në punë të stafeve të reduktuar e kështu me radhë.

Dhe, sikur të mos mjaftonin këto, në shumë prej zyrave tona janë shfaqur dhe vijojnë të shfaqen vatra infeksioni, si në rastin e Drejtorisë Rajonale Tiranë, në Korçë, në Durrës, në Fier, në Kavajë, në Krujë, në Shkodër, etj. Kjo ka shkaktuar që, jo vetëm punonjësit e infektuar të shkëputen nga puna, por dhe gjithë punonjësit që kanë qenë në kontakt me ta, të kalojnë në situatë karantinimi.

E megjithatë, kemi preferuar të mos nderpresim tërësisht shërbimet, pikërisht se sidoqoftë, vendi, qytetarët dhe institucionet, kanë nevojë për shërbimet tona.

Për gjithë sa më sipër, ju kërkoj qytetarëve të na mirëkuptojnë.

Nëse një shërbim ligjërisht parashikohet të jepet për 2 javë, edhe nëse vonohet një javë më tepër, bëni durim.

Nëse për një shërbim të caktuar nuk keni nevojë të domosdoshme në këtë moment, lëreni për një moment te dytë, kur të gjithë të jemi më të qetë.

Nëse një konflikt pronësie ka 10 vjet që ju mundon dhe, nëse eshte e mundur të presë edhe pak, le t’a lemë per t’a diskutuar bashkarisht pak më vonë.

Nëse na keni shkruar në fb apo në adresat e ankesave, duke kërkuar shpjegime për ndonjë problem, edhe po u vonua përgjigja, bëni durim.

Në çdo rast që do të gjendeni përpara një vonese, duhet të kuptoni se kjo po ndodh sepse një punonjës ka dalë pozitiv ndaj infeksionit, apo është futur në karantinë!

Do e vlerësonim shumë mirëkuptimin dhe mbështetjen tuaj në këtë situatë!

Faleminderit!

Artan Lame

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012089967727661
array(1) { ["section"]=> string(119) "rreth-1-7-milion-pasuri-te-paluajtshme-jane-on-line-sistemi-i-kadastres-shqiptare-shmangu-kaosin-gjate-pandemise-217056" }