Rreth 18 mijë të vdekur nga tortuarat brutale në burgjet siriane

Publikuar tek: bota, më 10:39 18-08-2016 Rreth 18 mijë të vdekur nga tortuarat brutale në burgjet siriane FOTO ILUSTRUESE

Sipas raportit të Amnesty International, e cila kreu intervista me 65 të mbijetuar të burgjeve siriane, të cilët përshkruan abuzime tronditëse në burgje dhe qendra ndalimi rreth 18 000 persona kanë vdekur gjatë viteve 2011-2015.

Me një përllogaritje mesatare i bie rreth 10 viktima në ditë, ose 300 në muaj. 

Ky grup për të drejtat e njeriut, pas publikimit të raportit, nxiti komunitetin ndërkombëtar që t’i bëjë presion Damaskut të heqë dorë nga përdorimi i torturës.

 Qeveria siriane i ka mohuar gjithnjë këto akuza dhe thotë se nuk keqtrajton të burgosurit.
Amnesty shkruan se shpesh të burgosurit rriheshin dhunshëm sapo mbërrinin në burg dhe kjo praktikë kishte marrë nofkën “festa e mikpritjes”.

 Rrahja pasohej nga kontrolle sigurie, gjatë të cilave shumë të burgosura femra raportuan abuzime seksuale dhe përdhunime. Të mbijetuarit e burgjeve thonë se ky ishte vetëm fillimi dhe pasohej nga tortura nga më të ndryshmet ndaj atyre që perceptoheshin si armiq të regjimit. 

Amnesty International thotë se regjimi sirian ka përdorur torturën prej dekadash ndaj kundërshtarëve, por tashmë gjatë luftës civile, ajo është shndërruar në një praktikë të zakonshme. Amensty dhe grupe të tjera për të drejtat e njeriut thonë se këto akuza duhen shqyrtuar me urgjencë nga komuniteti ndërkombëtar, në veçanti SHBA dhe Rusia që udhëheqin bisedimet e paqes për Sirinë. 

Ndërsa ekspertët thonë se ndërsa me dhjetëra njerëz vdesin përditë në rrugët e Sirisë nga luftime, vështirë t’i kushtohet ende vëmendje burgjeve edhe pse situata është dramatike.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071020126342773
array(1) { ["section"]=> string(70) "rreth-18-mije-te-vdekur-nga-tortuarat-brutale-ne-burgjet-siriane-50083" }