Lumi i Lanës në aksin, nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit” deri tek “rruga e Elbasanit” i është nënshtruar një rikonstruksioni total.
Punimet në këtë aks kanë nisur ditën e sotme dhe po procedohet në rikonstruksionin e trotuarëve të kësaj rruge, por nuk dihet ende nëse projekti do të prek edhe shtratin e lumit të Lanës, që për hir të së vërtetës në disa pjesë të tij është i amortizuar dhe rrezikon që të dalë kur ka rreshje intensive.
Ndërkohë sa i përket trafikut, në këtë pjesë është bllokuar një korsi dhe momentalisht automjetet po lëvizin vetëm me 1 korsi.