Update 02:20.
Rrethohet shtëpia e autorit të krimit në Shkodër.
Prej orësh tashmë vazhdon aksioni për arrestimin e Ruzhdi Aishes, autorit që vrau komandantin e FNSH-së Simon Gjeta.Pas drejtorit Cako i cili po drejton operacionin mësohet se ministri i Brendshëm Saimir Tahiri Ka shkuar në Drejtorinë e Policisë. Nuk dihet ende gjendja e autorit pasi më heret policia shkëmbeu zjarr me të.
Shkëmbim zjarri mes forcave të policisë dhe autorit që vrau disa orë më parë komandantin e FNSh në SHkodër, Simon Gjeta.
Autori Ruzhdi Aishta ka qëlluar sërish me breshëri armësh drejt policisë e cila i është kundërpërgjigjur njësoj. Nuk dihet ende se çfarë ka ndodhur gjatë këtij shkëmbimi zjarri dhe nëse autori i cili gjendej i fshehur në banesë është lënduar. Aishta fshihet në një banesë në zonën e Shkodër-Muriqan dhe dyshohet se është me probleme mendore.
Forca të shumta RENEA dhe FNSH prej disa orësh gjenden në vendngjarje të pajisura me jelekë antiplumb e autoblinda në një aksion për arrestimin e Aishtës që vrau komandantin dhe plagosi 21 vjeçarin në Shkodër.
Lexo edhe: Vritet në aksion komandanti i FNSH në Shkodër, shkoi të arrestonte autorin që plagosi 21 vjeçarin