Rrezatimi elektromagnetik i telefonit tuaj ju lë pa gjumë

Publikuar tek: bota, më 15:46 17-06-2015 Rrezatimi elektromagnetik i telefonit tuaj ju lë pa gjumë

Që telefoni tuaj smartphone ju lë pa gjumë, ky nuk është një lajm i ri. Por shkencëtarët tashmë kanë zbuluar fakte edhe më tronditëse për përdorimin e telefonit gjatë orëve të vona të natës.

Ndoshta ju ka ndodhur ti thoni vetes “Po luaj pak Candy Crash sa të më vijë gjumi”, por më pas përfundoni në Facebook, duke lexuar pafundësisht në kohështrirje e duke kuptuar se ka shkuar ora 03:00 e natës.

Sipas shkencëtarëve, armiku i gjumit është ekrani LED i telefonit tuaj. Studimi në të cilin morën pjesë 9,846 adoleshentë nga mosha 16 deri në 19 vjeç tregoi për një fenomen të ri që shkencëtarët e quajnë “marrëdhënia dozë-përgjigje”, e që nënkupton se sa më shumë të shihni ekranin e telefonit, aq më shumë e largoni gjumin.

Edhe studimet e mëparshme kanë treguar po të njëjtën gjë, ekranet LED ndërhyjnë në prodhimin melatoninës, hormonit të gjumit që prodhon truri ynë.

Por kjo është vetëm gjysma e së keqes. Shkencëtarët norvegjez sugjerojnë edhe mundësinë tronditëse se rrezatimi elektromagnetik nga telefonat mund të jetë ajo çka na mban larg një gjumi të qetë gjatë natës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023242950439453
array(1) { ["section"]=> string(63) "rrezatimi-elektromagnetik-i-telefonit-tuaj-ju-le-pa-gjume-13844" }