Rrezik nga rënia e gurëve në rrugën Elbasan-Librazhd, policia paralajmëron drejtuesit e mjeteve

Publikuar tek: aktualitet, më 19:53 17-01-2018 Rrezik nga rënia e gurëve në rrugën Elbasan-Librazhd, policia paralajmëron drejtuesit e mjeteve

Si pasojë e motit të keq me rreshje shiu, në aksin rrugor Xibrakë-Pishkash, në segmente të ndryshme ka pasur rënie gurësh dhe inertesh.

Shërbimet e Policisë Rrugore të Elbasanit dhe Librazhdit janë pozicionuar në të gjithë aksin problematik, ku orientojnë drejtuesit e automjeteve të tregojnë kujdes dhe të rregullojnë shpejtësinë.

Ndërkohë subjektet që mirmbajnë rrugët kanë vijuar punën pa ndërprerje dhe në këto momnete i gjithë aksi rrugor Xibrakë-Pishkash  është i kalueshëm në të dyja kahët e lëvizjes.

Drejtoria e Policisë Rrugore  apelon për të gjithë  drejtuesit e mjeteve që qarkullojnë në këtë aks rrugor por dhe në të gjitha akset e tjera rrugore në qarqe, të tregojnë kujdes maksimal, të moderojnë shpejtësinë, mos kryejnë parakalime të gabuara, të vendosin rrypin e sigurimit, kaskat mbrojtëse për biçikletat dhe motoçikletat,  si dhe mos drejtojnë mjetin nën ndikimin e alkoolit.

Nderkohë në zonat malore, policia Rrugore porosit drejtuesit e mjeteve që të mos qarkullojnë asnjëherë pa pasur me vete zinxhirët për akullin dhe dëborën, kur kjo kërkohet nga patrullat e Policisë.

Në rast nevoje telefononi  menjëherë në numrat pa pagesë 112 e 129  dhe do të ndihmoheni nga  Patrullat e Policisë Rrugore dhe ato të Përgjithshme, thuhet në njoftimin e policisë shpërndarë për mediat.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « E rëndë: Helmohet me fotoksinë 42-vjeçari nga Mamurrasi
Bajram Begaj emërohet gjeneral brigade, mjeku i parë ushtarak shqiptar që mban këtë gradë »
Article Logic
Execution time: 0.011427879333496
array(1) { ["section"]=> string(101) "rrezik-nga-renia-e-gureve-ne-rrugen-elbasan-librazhd-policia-paralajmeron-drejtuesit-e-mjeteve-106936" }