Rrezik përmbytje në Shqipëri, mësoni parashikimin e motit për sot

Publikuar tek: aktualitet, më 08:32 21-12-2019 Rrezik përmbytje në Shqipëri, mësoni parashikimin e motit për sot

Ditën e sotme priten reshje shumë intensive në qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër.

Ndërsa në qarqet e tjera priten reshje intensive dhe mesatare.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, reshjet do të shoqërohen me shtrëngata në të gjithë vendin.

PARASHIKIM PËR PËRMBYTJE

Priten reshje shumë intensive, pothuajse në të gjithë territorin, por edhe jashtë kufijve shtetërorë, në basenin e lumit Vjosa. Reshjet maksimale i kalojnë vlerat e 100 mm në 24 orë. Nga llogaritjet e fundit këto reshje mund të sjellin rritje të rrezikshme të prurjeve në lumenjtë e mëdhenj dhe të mesëm Ishëm, Erzen, Shkumbin, Seman dhe Vjosë. Lumenjtë dhe përrenjë e vegjël mund të shfaqin probleme me përmbytje lokale ose përmbytje urbane në varësi të gjendjes së kanalizimeve në disa nga qytetet kryesore (Tiranë, Elbasan, Lezhë, Durrës, Korçë, Vlorë, Fier dhe Gjirokastër). Nga llogaritjet hidrologjike rezulton se, me parashikimin e sasisë së këtyre reshjeve, në pjesët fushore të këtyre lumenjve në keto qarqe ka mundësi për përmbytje lokale dhe prurje të larta kryesisht përgjatë fundjavës. Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve më të fundit dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e përmbytjeve.

TEMPERATURAT

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 11 / 17 °C

në vendet e ulëta: 10 / 16 °C

në vendet malore: 6 / 12 °C

ERA

Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet deri shumë e fortë.

79905609_1541019172718590_4964756218766688256_o.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shpërthim i fuqishëm me tritol, hidhet në erë makina e prokurorit në Vlorë (EMRI)
Me shpejtësi deri në 172 km/h, Policia Rrugore kap 11 shoferë gjatë natës në aksin Tiranë-Durrës (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.013000965118408
array(1) { ["section"]=> string(71) "rrezik-permbytje-ne-shqiperi-mesoni-parashikimin-e-motit-per-sot-189994" }