Rrezikohet Durrësi i lashtë, Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë në shqyrtim lejen për pallat të ri

Publikuar tek: aktualitet, më 11:26 18-02-2015 Rrezikohet Durrësi i lashtë, Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë në shqyrtim lejen për pallat të ri

Zona arkeologjike e Durrësit mund të dëmtohet në rast se Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë do të marrë vendimin për t'u ndërtuar në të një pallat i ri.

''BIRN'' sjell në vëmendje të lexuesit këtë çështje, kur sot pritet mbledhja e Këshillit Kombëtar të Arkeologjisë, në Ministrinë e kulturës, për të diskutuar kërkesën për ndërtimin e një pallati në një nga zonat më të pasura arkeologjike të qytetit të Durrësit.

Pallati i ri mendohet të  vendoset përballë Postës Qendrore në Durrës, karshi rrënojave të lagjes së vjetër Romake, e cila u betonizua pjesërisht për ndërtimin e një tjetër pallati me miratimin e Ministrisë së Kulturës në 2010. Sipas arkeologëve, kjo zonë ndodhet brenda murit rrethues të qytetit Romak në Durrës, që do të thotë që mundësia që gërmimi do të sjellë në dritë rrënoja të qytetit të vjetër është shumë i lartë.

“Në antikitet çmimi i tokës brenda murit rrethues të qytetit ishte shumë i lartë, dhe shumica zonës brenda mureve qe e ndërtuar,” u shpreh një arkeolog për BIRN-in, duke shtuar se pallati mendohet të ngrihet në një  zonë ku ka pasur gjetje të mëparshme të rëndësishme arkeologjike.

Në këtë lulishte, nga të paktat e mbetura në qytetin e Durrësit, në vitin 1941 është gjetur dhe thesari më i madh arkeologjik i zbuluar në Shqipëri prej 4000 monedhash argjendi.

Zonat arkeologjike, në varësi të intensitetit dhe rëndësisë së gjetjeve arkeologjike, kategorizohen në zona “A”dhe zona “B”. Zonifikimi miratohet me vendim të Këshillit të Ministrave, sipas propozimit të ministrit përgjegjës për trashëgiminë kulturore. Në zonat arkeologjike “A” është e ndaluar çdo lloj ndërhyrjeje me karakter ndërtimor, ndërsa në zonat arkeologjike “B” lejohen ndërtimet e reja në rastet e përcaktuara në rregulloren e administrimit të këtyre zonave, pas miratimit nga Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë.

Zona ku do të ndërtohet pallati ndodhet në zonën B, sipas zonifikimit të bërë me vendim të këshillit të ministrave disa vite më parë, por ky zonifikim është kundërshtuar vazhdimisht nga arkeologët.

Ministria e kulturës ka në sirtarët e saj prej disa vitesh propozime për ta përfshirë zonën e ish lulishtes “1 maji” në zonën arkeologjike A, por megjithatë insistimin e eksperteve ka bërë një vesh shurdh. Një nga këtë propozime të siguruara nga BIRN, nënvizon se mënyra si është vijëzuar zona e mbrojtur A në qytetin e Durrësit, “të krijohet përshtypja se zona të caktuara janë lënë të lira për ndërtim.” Areologët kërkojnë dyfishimin e zonës së mbrojtur A ku nuk lejohet aktiviteti i ndërtimit.

Jashtë zonës arkeologjike A në Durrës ndodhen një duzinë monumentesh arkeologjike të dokumentuara, përfshirë gjashtë mozaikë, dy kulla Bizantine dhe gjithashtu lagja romake tashmë e shkatërruar te ish lulishtja 1 maji.Pas gërmimit nga një kompani private, KKT-ja në vitin 2010 vendosi ruajtjen e vetëm 6 metrave katrorë nga lagja romake e zbuluar, ndërsa mbi pjesën tjetër u ndërtua një pallat prej 6 katesh.

Në vitin 2010, një zbulim i rëndësishëm arkeologjik, e cila njihet si Lagjja Romake, u mbulua me betonin e një pallati pasi Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë në atë kohë dha leje ndërtimi me kushtin që një objekt i vetëm arkeologjik me madhësi rreth 6 metra katrorë të mos mbulohej.

Pati shumë ankesa dhe akuza, por përfundimisht një pallat u ndërtua aty ku gjendeshin konturet e një lagjeje antike romake.

Pjesa tjetër e zonës ka gjasa të përfundojë e betonizuar së shpejti. Gjithçka varet nga vendimi i Këshillit Kombëtar të Arkeologjisë pas mbledhjes së 18 shkurtit 2015.

Monumente jashtë zonës A

Mozaiku me kalë deti

Mozaiku me rozetë

Mozaiku Orfeut

Mozaiku Pallatit të Sportit

Mozaiku Lagjes 11

Mozaiku pranë Shkollës Sh.Mazreku (nëse ruhet ende në vendgërmim)

Kulla bizantin pranë Shkollës Sh.Mazreku

Kulla bizantine trekëndore dhe tërë linja e tretë e fortifikimit bizantin

Banesë romake me atrium korintik

Domus romak (demtuar gjysma gjatësore për ndërtimin e një pallati të ri)

Banesë romake tek lulishtja përballë Muzeut Historik

Banesë romake dhe pjesë rruge

Si edhe gërmimi në lulishten 1 MAJI

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Naço vizitë në Spanjë, takohet me Rafael Catalën
Vasili: Testi poshtërim profesional, pyetjet e tij qesharake »
Article Logic
Execution time: 0.0122389793396
array(1) { ["section"]=> string(100) "rrezikohet-durresi-i-lashte-keshilli-kombetar-i-arkeologjise-ne-shqyrtim-lejen-per-pallat-te-ri-3727" }