Rrezikoi të mbytej në Jalë? Flasin avokatët e Ylli Ndroqit: Padi për shpifje këtyre portaleve

Publikuar tek: aktualitet, më 23:09 13-08-2020 Rrezikoi të mbytej në Jalë? Flasin avokatët e Ylli Ndroqit: Padi për shpifje këtyre portaleve Ylli Ndroqi

Avokatët e biznesmenit Ylli Ndroqi paralajmërojnë padi për shpifje ndaj disa portaleve shqiptare që ditën e sotme kanë raportuar një lajm se pronari i “Ora Neës” ka rrezikuar të mbytej në det.

Avokatët Alban Qafa dhe Erind Merkuri kanë thënë se shkrimet nuk janë rastësore, por të koordinuara me qëllim shantazhimin e gjykatës për të marrë vendim negativ ndaj Ndroqit.

Ata gjithashtu kanë paralajmëruar se do të padisin në gjykatë për shpifje këto portale që sot kanë raportuar se Ndroqi ka rrezikuar të mbytej teksa po lahej në plazhin e Jalës, si dhe po te i njëjti artikull kanë aluduar për lidhje të tij me elementë terroristë.

“Ndroqi per asnje rast nuk  i eshte rrezikuar jeta nga mbytja. Duke qetësuar të afërmit dhe miqtë, deklarojmë se kë është nje fabrikim i turpshëm nga një portal që shpifjen e ka bazë të punës, dhe  është përballur disa herë në gjykatë me padi, për shpifjet e tij. Ky publikim do të shërbejë për padinë e radhës,” thuhet ndër të tjera në reagimin e avokatëve të Ndroqit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010349988937378
array(1) { ["section"]=> string(98) "rrezikoi-te-mbytej-ne-jale-flasin-avokatet-e-ylli-ndroqit-padi-per-shpifje-ketyre-portaleve-217063" }