RREZIKON SHEMBJEN/ Deputeti i Gjirokastrës apel Kumbaros: Mbro KALANË, çdo gur i saj ka një histori

Publikuar tek: politike, më 14:42 17-02-2018 RREZIKON SHEMBJEN/ Deputeti i Gjirokastrës apel Kumbaros: Mbro KALANË, çdo gur i saj ka një histori

Kalaja e qytetit të Gjirokastrës, siç newsbomb.al, ka dhënë alarmin që një javë më parë, ka pësuar çarje në pjesë të mëdha të murit të saj, duke rrezikuar seriozisht shembjen.

Ende ministria e Kulturës drejtuar nga ministrja Mirela Kumbaro nuk ka marrë asnjë masë, ndërsa deputeti i zonës, Vangjel Tavo i LSI i bën apel për të mbrojtur identitetin e qytetit të gurtë.

“Indiferenca është faj historik ndaj këtij qyteti e mbarë kombit tonë”, shkruan Tavo në reagimin e tij.

REAGIMI I PLOTË I DEPUTETIT:

“APEL Ministrisë së Kulturës Mbroni Kalanë. Mbroni identitetin e Gjirokastrës.

Sot, edhe rinia gjirokastrite i bën apel Ministrisë së Kulturës të reagojë e të marrë menjëherë masa ndaj rrezikut që i kanoset Kalasë, simbolit të historisë dhe krenarisë së kësaj treve, muret e së cilës janë krisur e po rrënohen edhe nga lagështia.

Mbroni Kalanë pasi çdo gurë i saj ka një histori për të treguar, çdo murë i saj rrëfen heroizmin dhe identitetin ndër shekuj të Gjirokastrës.

Indiferenca është faj historik ndaj këtij qyteti e mbarë kombit tonë".

6f7b0b0ff9702bb2f45cedfc0d61e3e8_L.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012195110321045
array(1) { ["section"]=> string(103) "rrezikon-shembjen-deputeti-i-gjirokastres-apel-kumbaros-mbro-kalane-cdo-gur-i-saj-ka-nje-histori-110568" }