Rreziku i influencave përçarëse në Ballkan, Hashim THAÇI kërkon ndihmën e Japonisë

Publikuar tek: rajon, më 17:02 12-09-2019 Rreziku i influencave përçarëse në Ballkan, Hashim THAÇI kërkon ndihmën e Japonisë Presidenti Thaçi në takim me Presidentin e Institutit Japonez Kenichiro Sasae të Marrëdhënieve Ndërkombëtare

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi bëri thirrje për shtimin e ndikimit të Japonisë në rajonin e Ballkanit.

Kreu i shtetit deklaroi gjatë vizitës zyrtare në shtetin aziatik se është e nevojshme përfshirja e SHBA-së, Perëndimit dhe Japonisë në parandalimin e influencave të dëmshme dhe të rrezikshme diplomatike në Ballkan.

‘’Qytetarët e Kosovës janë njëzëri për anëtarësim në NATO dhe BE. Por, në rajon kanë filluar të depërtojnë edhe ndikime të shteteve dhe ideologjive tjera, kundërshtare të vlerave dhe parimeve perëndimore. Kosova u ka bërë ballë këtyre tendencave dhe vazhdon t’i kundërshtojë. Megjithatë, këto kanë shkaktuar përçarje në rajon. Kosova sot ka mekanizmat e sigurisë, kapacitetet për të garantuar sundim të ligjit, infrastrukturë për të garantuar investimet’’, deklaroi nga Japonia presidenti Thaçi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025759935379028
array(1) { ["section"]=> string(88) "rreziku-i-influencave-percarese-ne-ballkan-hashim-thaci-kerkon-ndihmen-e-japonise-178222" }