Rreziku i përmbytjeve nuk ka kaluar, këto janë zonat e rrezikuara

Publikuar tek: aktualitet, më 12:18 15-03-2018 Rreziku i përmbytjeve nuk ka kaluar, këto janë zonat e rrezikuara Parashikimi nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisi

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Enërgjisë, Ujit dhe Mjedisit rreziku nga përmbytjet akoma nuk ka kaluar.

Lumenjtë Drin, Buna dhe Liqeni i Shkodrës do të kenë prurje dhe nivele të larta. Bëhet me dije se sot në basenin Drin-Buna dhe Liqenin e Shkodrës do të vazhdojë të ketë nivele të larta të ujit. Ndërsa nesër do të fillojë sërish rritja e prurjeve. Parashikimet e IGJEUM për ditët në vazhdim tregojnë rritje të prurjeve edhe përgjatë fundjavës duke zgjeruar hartën e përmbytjes në pjesën e Nën Shkodrës dhe përmbytjes të zonave periferike të qytetit të Shkodrës në afërsi të Liqenit.

Njoftimi i  Institutit të Gjeoshkencave, Enërgjisë, Ujit dhe Mjedisit

 RREZIKU NGA PËRMBYTJET

--------------------------------------
Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM-it, rezulton se lumenjtë Drin, Buna dhe Liqeni i Shkodrës do të kenë prurje dhe nivele të larta. Sot (e enjte, dt.15) në basenin Drin-Buna dhe Liqenin e Shkodrës do të vazhdojë të ketë nivele të larta të ujit me qëndrueshmëri të hartës së përmbytjes. Nesër (e premte, dt.16) do të fillojë RRITJA E PRURJEVE në pjesët e larta malore të basenit duke përfshirë edhe hidrocentralet mbi lumin Drin. Nesër nivelet në pjesën e Ultësirës së Nën Shkodrës do të fillojnë të rriten për shkak të prurjeve nga Liqeni i Shkodrës dhe Lumi Drin në drejtim të Lumit Buna. Parashikimet e IGJEUM për ditët në vazhdim tregojnë rritje të prurjeve edhe përgjatë fundjavës duke zgjeruar hartën e përmbytjes në pjesën e Nën Shkodrës dhe përmbytjes të zonave periferike të qytetit të Shkodrës në afërsi të Liqenit. Për arsye të vazhdimit të rrezikut nga përmbytja është vendosur të mbahet shenja e paralajmërimit nga përmbytja për qarkun e Shkodrës. Ngjyra e kuqe e qarkut është vendosur për shkak të rrezikut nga përmbytjet. Në pjesën tjetër të territorit nesër do të ketë rritje të prurjeve.
Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve të ardhshme dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e përmbytjeve.

PARASHIKIMI METEO
---------------------------------
RESHJET
Sot pasdite (e enjte, dt.15) nuk priten reshje. Nesër (e premte, dt.16) priten reshje në të gjithë territorin. Në qarkun Shkodër dhe Kukës reshjet pritet të jenë intensive deri në lokalisht shumë intensive. Reshjet priten më të dendura gjatë mesditës së nesërme.
TEMPERATURAT
Nesër (e premte, dt.16) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 9 / 17
në vendet e ulëta: 9 / 15
në vendet malore: 3 / 12
ERA
Sot pasdite (e enjte, dt.15) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare në bregdet, ndërsa nesër (e premte, dt.16) era pritet të fryjë deri e fortë.

 

 permbytje.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Punë ka por duhen profesionistë... Ja cili qytet e rrëzon shprehjen e famshme të Ramës
Aksident fatal në Durrës, VDES motoçiklisti (EMRI) »
Article Logic
Execution time: 0.012233018875122
array(1) { ["section"]=> string(71) "rreziku-i-permbytjeve-nuk-ka-kaluar-keto-jane-zonat-e-rrezikuara-113341" }