Rreziku i shembjes së pallatit 12-katësh në Gjirokastër, mbledhje në mesnatë me të dërguarin e Ramës, pse u revoltuan gazetarët

Publikuar tek: politike, më 12:33 06-02-2018 Rreziku i shembjes së pallatit 12-katësh në Gjirokastër, mbledhje në mesnatë me të dërguarin e Ramës, pse u revoltuan gazetarët

Zamira Rami, kryetare e Bashkisë së Gjirokastrës kërkoi nga kryeministri Edi Rama shpalljen e gjendjes së emergjencës për këtë qytet, sidomos pas rrezikut të shembjes së një pallati 12 katësh në Kodrën e Shtufit.

Por qeveria ka zgjedhur të dërgojë me urgjencë në këtë qark, zv.ministrin e mbrojtjes Petro Koçi, për të bërë mbledhje në prefekturë dhe të shihet mundësia e zgjidhjes së situatës.

Gazetarët lokale të Gjirokastrës kanë ngritur zërin për mungesën e një njoftimi nga ana e prefekturës për këtë mbledhje të shtabit me zv,ministrin, dhe mbajtjen të fshehtë të një informacioni që duhet të jetë me interes publik për qytetarët që u rrezikohet jeta.

Prefekti Astrit Aliaj ka zhvilluar mbledhjen në mesnatë, dhe një vizitë të të gjithë zyrtarëve në Kodrën e Shtufit, vendin ku rrezikohet serizisht pallati 12-katësh, ku rruga ka rrëshqitur dhe dherat kanë zaptuar deri në katin e dytë të këtij pallati.

Nuk dihet se cilat janë masat që do të marrë qeveria për këtë situatë. Ajo që dihet është se prokuroria ka nisur hetimet për mënyrën sesi është dhënë leja e pallatit në këtë zonë për të nxjerrë edhe përgjegjësitë përkatëse.

27848088_10156946225308765_153455061_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012229919433594
array(1) { ["section"]=> string(132) "rreziku-i-shembjes-se-pallatit-12-katesh-ne-gjirokaster-mbledhje-ne-mesnate-me-te-derguarin-e-rames-pse-u-revoltuan-gazetaret-109318" }