Rreziku nga terrorizmi, kulla “Eifel”, në Paris do të rrethohet me mur antiplumb

Publikuar tek: bota, më 09:27 19-09-2017 Rreziku nga terrorizmi, kulla “Eifel”, në Paris do të rrethohet me mur antiplumb

Së shpejti kulla “Eifel” në Paris do të rrethohet nga një mur i qelqtë antiplumb.

Mësohet se lartësia e murit do të jetë 2.5 metra.

Mediat franceze kanë raportuar se kulla më e vizituar në botë, sombol i Parisit aktualisht mbrohet nga një gardh metalik, i cili është vendosur gjatë Kampionatit Europian të Futbollit në vitin 2016.

Kryebashkiakja Anne Hidalgo njoftoi se gjatë kësaj jave do të fillojë puna për ndërtimin e barrierës së re mbrojtëse.

Rritja e sigurisë së kullës vjen pasi shpesh “Eifel” ka qenë  shenjestër e sulmeve terroriste. Më herët një person u arrestua pranë kullës pas ngritjes së alarmit për sulm të mundshëm.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « E pabesueshme! Në Zvicër tualeti i bankës bllokohet me kartëmonedha 500-euroshe
Uragani “Maria” arrin kategorinë 5, shkatërron Republikën Domenikane »
Article Logic
Execution time: 0.010702133178711
array(1) { ["section"]=> string(82) "rreziku-nga-terrorizmi-kulla-eifel-ne-paris-do-te-rrethohet-me-mur-antiplumb-92870" }