Rreziku nga terrorizmi për Pashkë, Policia e Shtetit ngrihet në këmbë dhe ashpërson masat E SIGURISË (DETAJE)

Publikuar tek: aktualitet, më 07:29 14-04-2017 Rreziku nga terrorizmi për Pashkë, Policia e Shtetit ngrihet në këmbë dhe ashpërson masat E SIGURISË (DETAJE)

Policia e Shtetit  ka marrë masa shtesë për rritjen e parametrave të  sigurisë së qytetarëve gjatë ditëve të Pashkëve.

Policia e Shtetit ka kaluar në shërbim të përforcuar me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë me rastin e Festës së Pashkëve dhe ka hartuar një plan të veçantë masash për këtë qëllim.

Në këtë kuadër janë marrë në drejtim të rritjes së prezencës policore në  territor, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale. Të ruajtjes së rendit dhe të sigurisë në objektet fetare si dhe në ambjentet ku do zhvillohet festa e pashkëve.

Në drejtim të rritjes së sigurisë rrugore, duke shtuar patrullimet e Policisë Rrugore në akset nacionale dhe akset kryesore rurale. Masa janë marrë edhe nga Policia Kufitare në burime njerëzore dhe infrastrukturore.

Në këtë kuadër në porte, aeroport dhe në pikat e kalimit kufitar, janë shtuar sportelet me qëllim krijimin e lehtësirave ligjore  për të gjithë shtetasit vendas e të huaj që do të hyjnë apo dalin nëpërmjet pikave të kalimit porteve dhe aeroportit duke shmangur vonesat dhe radhët e gjata. Masa janë marrë edhe në drejtim të parandalimit të ngjarjeve me karakter terrorist.

Policia e Shtetit uron të gjithë të krishterët, Gëzuar Pashkët dhe siguron ata dhe të gjithë qytetarët se ka kapacitete të mjaftueshme në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, si dhe për të parandaluar dhe goditur veprimtarinë kriminale në çdo fushë që mund të shfaqet ajo.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Muzikë dhe fishekzjarre te "Çadra e Lirisë" (Video)
Fansi i “krisur” pas Luana Vjollcës që lëvizte me pistoletë në brez rrëfen në polici: Doja thjeshtë të pija një kafe me të »
Article Logic
Execution time: 0.011292934417725
array(1) { ["section"]=> string(112) "rreziku-nga-terrorizmi-per-pashke-policia-e-shtetit-ngrihet-ne-kembe-dhe-ashperson-masat-e-sigurise-detaje-75132" }