Pas rrëzimit të akuzave të ngritura për mashtrim ndaj biznesmenit shqiptar Sinan Idrizit, ka reaguar biznesmeni turk Adnan Polat.
Ai ka theksuar se beteja ligjore vazhdon dhe se ka besim të plotë në drejtësinë turke.
Në deklaratën e tij për mediat Polat ka theksuar se do ta ekipi i tij i avokatëve do ta kundërshtojë vendimin e shkallës së parë dhe do ta lërë zgjidhjen e këtij konflikti në duar të Gjykatave të Republikës së Turqisë.
Letra e Plotë
Të nderuar anëtarë të shtypit
Dua të jap disa sqarime në lidhje me disa lajme që janë bërë publike në lidhje me lidhje me betejën ligjore që unë kam nisur kundër biznesmenit Sinan Idrizit. Siç dihet, unë jam një biznesmen dhe kompanitë në të cila unë jam aksioner, bëj investime në shumë sektorë si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Dihet gjithashtu që unë kam aktivitete në vendet e Evropës Lindore.
Brenda aktiviteteve të përmendura më lart unë kam pasur marrëdhënie tregtare me Sinan Idrizi, me të cilin kam pasur disa mosmarrëveshje dhe për këtë kam filluar edhe një betejë ligjore në Gjykatat e Republikës së Turqisë. Ne bëjmë të ditur se do të ndërmerren të gjithë hapat e nevojshëm për të kundërshtuar vendimin e marrë sot nga Gjykata e Shkallës së Parë dhe i pasqyruar gjerësisht në media. Ne e lëmë zgjidhjen e këtij konflikti në duar të Gjykatave të Republikës së Turqisë. Ne kemi besim të plotë se drejtësia do të vihet në vend.
Me respekt
Adnan Polat