Rrëzimi i avionit/ 50 mijë euro për çdo pasagjer, shkrihet “Germanwings”

Publikuar tek: bota, më 16:07 28-03-2015 Rrëzimi i avionit/ 50 mijë euro për çdo pasagjer, shkrihet “Germanwings”

Çdo famiilje që ka humbur një të afërmin e tij në tragjedinë e ndodhur në alpet franceze, ku u rrëzua një avion me 149 pasagjerë, do të t’i ofrohet një dëmshpërblim prej 50 mijë eurosh.

Kompania “Lufthansës” ka vendosur të paguaj këtë shifër për familjet e viktimave, por sipas mediave të huaja ajo mund të rritet nëse vërtetohet se kompania gjermane kishte dijeni për problemet shëndetësore të pilotit Andreas Lubitz, i cili akuzohet se ka rrëzuar me qëllim avionin.

Gjithashtu kompania “Germanwings”, në pronësi të Lufthansës pritet që të shkrihet gjatë vitit 2015. Kjo markë pritet të kalojë tek Eurowings, e cila është gjithashtu në pronësi të Lufthansës. Sipas zyrtarëve të kompanisë gjermane, Eurowings ka shanse të futet më shumë në tregjet europiane.

Shoqëria e re bijë e Lufthansës do të fluturojë edhe destinacione në Amerikë, në rajonet e Oqeanit Indian dhe Afrikë. Çmimi do të mund të jetë 40% më i lirë se tek Lufthansa. që të arrihen këto çmime parashihet të kursehet tek personeli, sepse personeli i shoqërisë Eurowings nuk ka të njëjtat tarifa si Lufthansa.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021101951599121
array(1) { ["section"]=> string(73) "rrezimi-i-avionit-50-mije-euro-per-cdo-pasagjer-shkrihet-germanwings-7195" }