Rrëzimi i avionit Ethiopian Airlines me 157 persona në bord: Asnjë i mbijetuar

Publikuar tek: bota, më 12:38 10-03-2019 Rrëzimi i avionit Ethiopian Airlines me 157 persona në bord: Asnjë i mbijetuar

Nuk ka të mbijetuar në mesin e 157 personave në bordin e Boeing 737 të Ethiopian Airlines që u rrëzua sot teksa po fluturonte nga Addis Abeba në Nairobi, Kenia, njoftoi kanali shtetëror i Etiopisë, EBC.

Në bordin e avionit ishin 149 pasagjerë dhe tetë ekuipazh nga 33 shtete të botës. "Ne konfirmojmë se fluturimi ynë i planifikuar ET 302 nga Addis Abeba në Nairobi ishte i përfshirë në një aksident sot", tha në një deklaratë mëngjesin e sotëm linja ajrore.

"Besohet se kishte 149 pasagjerë dhe tetë ekuipazhe në bordin e fluturimit, por ne jemi duke konfirmuar detajet ", thuhej në deklaratë, shkruan Aljazeera, transmeton Newsbomb.al.

Avioni u ngrit në orën 8:38 (më orë lokale) nga aeroporti Ndërkombëtar Bole dhe humbi kontaktet gjashtë minuta më vonë pranë Bishoftu, një qytet rreth 62 kilometra në juglindje të kryeqytetit Addis Abeba.

Ndërsa kryeministri i Etiopisë ofroi ngushëllime për familjet e viktimave.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013520956039429
array(1) { ["section"]=> string(84) "rrezimi-i-avionit-ethiopian-airlines-me-157-persona-ne-bord-asnje-i-mbijetuar-155874" }