Rrëzimi i avionit, kryeministri egjiptian thotë se nuk ka shenja të jetë kryer nga militantë të ISIS

Publikuar tek: bota, më 10:31 01-11-2015 Rrëzimi i avionit, kryeministri egjiptian thotë se nuk ka shenja të jetë kryer nga militantë të ISIS Pjese te mbetura te avionit te rrezuar dje

Po kryehet një investigim për rrëzimin e avionit rus në Sinai, duke lënë të vdekur të 224 personat që ishin në bord, raporton BBC. Por kryeministri i Egjiptit, thotë se mund të ketë pasur një defekt teknik të avionit, duke përgënjeshtruar fjalët se militantët e shtetit islamik ishin përgjegjës. 

Megjithatë, tre kompani ajrore, Emirantes, Air France dhe Lufthansa kanë vendosur të mos fluturojnë mbi Sinai derisa të ketë informacione të mëtejshme.

Rusia është duke parë deri në detaje çdo gjë pas aksidentit më të rëndë ajror që i ka ndodhur një kompanie të saj. Zyrtarët thonë se është gjetur kutia e zezë dhe është dërguar për analiza.

Avioni kishte lënë resortin turistik Sharm El Sheik për të ndaluar në Shën Petersburg të Rusisë. Ministri egjiptian i aviacionit Hossam Kamal tha se nuk ka pasur shenja të ndonjë problem në bordin e fluturimit, pavarësisht informacioneve kontradiktore të një dite më parë se pilotët kishin kërkuar një ulje emergjente.

Në Sinai, sipas BBC, ku grupet xhihadiste janë aktive, militant të lidhur me ISIS deklaruan në rrjetet sociale se ata e rrëzuan avionin. Por kryeministri egjiptian Sharif Ismail thotë se ekspertët kanë deklaruar se avioni nuk mund të qëllohej në lartësinë që ishte. Edhe ministri rus i transportit deklaroi në media se informacione të tilla nuk mund të merren si të vërteta. “Nuk ka asnjë provë që të tregojë se ky avion ka qenë target sulmi” tha ai.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.058235168457031
array(1) { ["section"]=> string(105) "rrezimi-i-avionit-kryeministri-egjiptian-thote-se-nuk-ka-shenja-te-jete-kryer-nga-militante-te-isis-24408" }