Rrëzimi i avionit në SHBA, ja kush është piloti shqiptar dhe dyshimet e FBI për terrorizëm nga studenti jordanez

Publikuar tek: bota, më 15:41 13-10-2016 Rrëzimi i avionit në SHBA, ja kush është piloti shqiptar dhe dyshimet e FBI për terrorizëm nga studenti jordanez

Avioni i rrëzuar në Konektikati të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dyshohet të ketë ardhur si pasojë e një tentative vetëvrasëse nga pasagjeri student që ndodhej në kabinën e avonit të vogël tip "Piper PA-34 Seneca” që drejtohej nga piloti shqiptar.

Piloti instruktor i avionit Arian Prevalla ishte duke fluturuar me studentin Feras Freitekh i cili po merrte disa kurse për të mësuar pilotimin e avionit, rapoton Newsbomb.al.

Nga përplasja e avionit pranë disa banesave në rrugën “East Hartford”, piloti shqiptar Prevalla pësoi djegie të shumta por mundi të mbijetojë ndërsa studenti Feras Freitekh humbi jetën në vendngjarje.

drte54ydrydyshot_1.jpg

Piloti shqiptar Arian Prevalla

Autoritetet besojnë se student jordanez mund të ketë patur qëllime terroriste dhe e ka rrëzuar avionin qëllimisht ndërsa dyshimet janë se ka patur si shënjestër qendrën e aviacionit “Pratt & Whitney”.

swtwsfgxghot_1.jpg

Momenti i rrëzimit të avionit

Instruktori shqiptar i cili pas përplasjes u afrua në një dyqan pranë rrugës për të kërkuar ndihmë, deklaroi sot nga spitali se student i tij ishte i pakënaqur për të mësuar pilotimin e avionit.

Tashmë hetimet i kanë kaluar FBI-së pas të dhënave se bëhej fjalë për një akt i qëllimshëm, çka rezultoi edhe nga hetimet paraprake të Bordit Kombëtar të Sigurisë së Transportit në SHBA. /Newsbomb.al/

Scdargsgdfgshot_1.jpg

Feras Freitekh, studenti jordanez që dyshohet se e rrëzoi avionin qëllimisht

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021266937255859
array(1) { ["section"]=> string(117) "rrezimi-i-avionit-ne-shba-ja-kush-eshte-piloti-shqiptar-dhe-dyshimet-e-fbi-per-terrorizem-nga-studenti-jordanez-56054" }