Rrëzimi i avionit, pilotët mund të kenë qenë pa ndjenja nga mungesa e oksigjenit

Publikuar tek: bota, më 20:36 25-03-2015 Rrëzimi i avionit, pilotët mund të kenë qenë pa ndjenja nga mungesa e oksigjenit

Kutia e zezë ka çuar agjencinë investigative të aviacionit në Francë drejt një piste të re. Mungesa e një alarmi për emergjencë nga ana e pilotëve të avionit të rrëzuar në alpet e Francës ditën e djeshme është shpjeguar me gjendjen e pandërgjegjshme të pilotëve.

Mendohet që pilotët të kenë rënë pa ndjenja nga mungesa e oksigjenit në kabinë të shkaktuar nga plasaritja e xhamit. Sipas ekspertëve depërtimi nuk do të ishte fatal, nëse pilotët do të kishin reaguar në kohë duke marrë maskat e tyre të oksigjenit, gjë për të cilën janë trajnuar dhe mund të kishin shmangur këtë fatkeqësi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.044815063476562
array(1) { ["section"]=> string(84) "rrezimi-i-avionit-pilotet-mund-te-kene-qene-pa-ndjenja-nga-mungesa-e-oksigjenit-6955" }