Rrëzimi i avionit të Emiljano Sala, zbulohet çfarë e shkaktoi aksidentin: Licenca e pilotit nuk e lejonte...

Publikuar tek: bota, më 13:28 30-03-2019 Rrëzimi i avionit të Emiljano Sala, zbulohet çfarë e shkaktoi aksidentin: Licenca e pilotit nuk e lejonte...

Autoriteti i Aviacionit Civil ka thënë se piloti i Emiliano Sala nuk duhej të fluturonte kurrsesi natën pasi nuk ishte i pajisur me licensën për të kryer fluturime të tilla.

Sipas BBC, Licenca e David Iboston, 59 vjeç, trupi i të cilit ende nuk është gjetur pas përplasjes së avionit “Piper” në kanalin e La Manshit më 21 janar, nuk e lejonte të fluturonte natën për shkak të një anomalie në shikueshmëri që nuk të lejon të dallosh ngjyrat.

Shtypi britanik kishte shpjeguar përpara disa javësh se piloti anglez nuk kishte formimin për pilotim komercial, që përfshin udhëtimet mes shteteve dhe në distanca të largëta.

Zyra e Hetimit Britanik për Aksidentet Ajrore (AAIB), ka saktësuar se po vijon punën dhe është i përqëndruar te licensa. Raporti përfundimtar pritet të dalë gjatë vitit 2020.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010046005249023
array(1) { ["section"]=> string(110) "rrezimi-i-avionit-te-emiljano-sala-zbulohet-cfare-e-shkaktoi-aksidentin-licenca-e-pilotit-nuk-e-lejonte-158512" }