Rrëzimi i avionit urkainas në Iran, arrestohen të akuzuarit e parë për vdekjen e 176 personave

Publikuar tek: bota, më 10:58 14-01-2020 Rrëzimi i avionit urkainas në Iran, arrestohen të akuzuarit e parë për vdekjen e 176 personave

Disa persona janë arrestuar për aksidentin që solli vdekjen e 176 viktimave nga rrëzimi I avionit ukrainas në Iran.

 

Autoritetet vendase u shprehën se këto arrestime erdhën si pasojë e investigimeve të vazhdueshme, por pa dhënë më shumë detaje.

Presidenti Hassan Rouhani ka deklaruar se këta të akuzuar do gjykohen nga një “gjykatë speciale”. Ai u shpreh gjithashtu se pranimi i fajit nga forcat e ushtrisë iraniane ishte një fillim i mirë për zgjidhjen e kësaj ceshtje, por siguroi se kjo nuk do të ndodhë më.

Kujtojmë se qeveria iraniane e kishte mohuar përfshirjen e ushtrisë së saj në këtë tragjedi ku avioni ukrainas PS752 me 176 pasagjerë në bord u rrëzua duke mos lënë asnjë të mbijetuar.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.26943802833557
array(1) { ["section"]=> string(100) "rrezimi-i-avionit-urkainas-ne-iran-arrestohen-te-akuzuarit-e-pare-per-vdekjen-e-176-personave-192008" }