Rrëzimi i bustit të Enver Hoxhës, Basha mesazh të fortë qytetarëve: Sot si 29 vjet me parë kemi ende një qëllim madhor

Publikuar tek: politike, më 11:08 20-02-2020 Rrëzimi i bustit të Enver Hoxhës, Basha mesazh të fortë qytetarëve: Sot si 29 vjet me parë kemi ende një qëllim madhor Foto e rrezimit te bustit

Kreu i PD Lulzim Basha ka kujtuar 20 shkurtin ditën ku studentë dhe qytetarë rrëzuan bustin e diktatorit Enver Hoxha.

Përmes një postimi në ‘facebook’ Basha ka shkruar se këtë ditë e kujtojmë me krenari pasi u mposht frika e komunizmit.

Duke e quajtur 20 shkurtin ditën e forcës dhe kurajos kreu demokrat thekson se sot si 29 vjet me parë çdo shqiptar ka ende një qëllim madhor: “ta bëjmë Shqiperinë si Europa”.

“20 shkurti është dita për të kujtuar me respekt të gjithë ata studentë dhe qytetarë që shembën simbolin e fundit komunist në Europë duke rrëzuar bustin e diktatorit. Sot ne kujtojmë me krenari duke nderuar çdo shqiptar që në 20 shkurt mposhti frikën e komunizmit.

20 shkurti eshte dita e forcës dhe e kurajos, dhe hapi i parë në sherbimin ndaj Shqipërisë së lirë dhe demokratike. Sepse çdo shqiptar, si 29 vjet me parë dhe sot ka ende një qëllim madhor: ta bëjmë Shqiperinë si Europa”, shkruan Basha krahas fotos së rrëzimit të bustit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0087990760803223
array(1) { ["section"]=> string(123) "rrezimi-i-bustit-te-enver-hoxhes-basha-mesazh-te-forte-qytetareve-sot-si-29-vjet-me-pare-kemi-ende-nje-qellim-madhor-195833" }