Rrëzimi i dekretit, Balla: 'Venecia' ishte e qartë, mungesa e një Kodin Zgjedhor do krijonte një situatë jo të qartë juridike

Publikuar tek: politike, më 16:07 29-10-2020 Rrëzimi i dekretit, Balla: 'Venecia' ishte e qartë, mungesa e një Kodin Zgjedhor do krijonte një situatë jo të qartë juridike

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla pas rrëzimit të dekretit për rikthimin e ndryshimeve në Kod Zgjedhor në Kuvend, ka folur për gazetarët.

Ai është shprehur se mungesa e një Kodi Zgjedhor do të krijonte një situatë jo të qartë juridike dhe që institucionet nga ky moment kanë kanë Kodin e ri për të ndjekur dhe për të garantuar zgjedhje të rregullta dhe të garantuara.

Ndër të tjera Balla është shprehur se e mirepresin opinionin e Venecias.

“Mungesa e një Kodi Zgjedhor do krijonte një situatë jo të qartë juridike. Që nga ky moment institucionet përgjegjëse dhe gjithë organizatat e tjera kanë kodin e ri për ta ndjekur e për ta garantuar zgjedhje të ndershme.

Gjej rastin të shpreh vlerësimin se ne gjithmonë si mazhorancë e kemi pritur dhe e mirëpresim çdo lloj rekomandimi të njëjtën gjë do bëjmë edhe në rastin në fjalë edhe pse Venecia ishte e qartë në përgjigjen që ktheu që nuk ishte ky rasti për një opinon të shpejtë.

Shqipëria nuk ka bërë një shpikje allashiptarshje ka marrë modelet më të mira në Europë, ku ka një ndërthurje mes listës së propozuar dhe mundësisë që cdo kandidat për të thyer renditjen. Në fund presidenti ka marrë një përgjigje të qartë nga Kuvendi. E ftoj të heqë dorë nga etiketimet e panevojshme. Shqiptarët nuk mund t'i marrë askush për budalla dhe dinë të bëjnë diferencën,” tha Balla.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Çfarë synon Jozefina Topalli: Karrigen e Ramës, të Bashës apo një deputete liste?
Mbyllja e universiteteve, Kryemadhi: Si mund të studiojnë studentët që mësimin e marrin në laboratore? »
Article Logic
Execution time: 0.013625860214233
array(1) { ["section"]=> string(127) "rrezimi-i-dekretit-balla-venecia-ishte-e-qarte-mungesa-e-nje-kodin-zgjedhor-do-krijonte-nje-situate-jo-te-qarte-juridike-225669" }