Rrëzimi i dekretit për kryetarin e KLSH-së, PRESIDENCA ironizon Taulant BALLËN: Tao Tao ka të drejtë, Petraq Milo nuk ka qenë i dënuar më parë (E PLOTË)

Publikuar tek: politike, më 17:22 12-09-2019 Rrëzimi i dekretit për kryetarin e KLSH-së, PRESIDENCA ironizon Taulant BALLËN: Tao Tao ka të drejtë, Petraq Milo nuk ka qenë i dënuar më parë (E PLOTË) Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla

Presidenca reagoi për herë të dytë pas rrëzimit të 8 dekreteve të presidentit Meta nga parlamenti.

Për rrëzimin e dekretit të presidentit për propozimin e Petraq Milos si kryetar i KLSH-së, Këshilltari Presidencës për Mediat Tedi Blushi ironizoi kryetarin e grupit parlamentar Taulant Balla, për mospajtueshmërinë për kandidaturën e Milos duke krahasuar me disa prej deputetëve dhe kryebashkiakëve socialistë, të denoncuar nga opozita për krime të ndryshme.

Sipas bashkëpunëtorit të presidentit Meta Tedi Blushi standartet e PS-së ‘’janë pozitive dhe të paarritshme’’.

Postimi i Tedi Blushit:
Tao Tao ka të drejtë që kandidaturat e propozuara nga Presidenti Meta për Kryetar të Kontrollit të Lartë të Shtetit janë të papërshtatshme, pasi asnjë prej tyre nuk ka qenë i dënuar më parë jashtë vendit për trafik droge, trafik prostitucioni apo vjedhje banesash.

Po kështu asnjë prej tyre nuk e ka marrë diplomën e shkollës së lartë, pa bërë fare të mesmen.

Presidenti Meta është i paaftë të propozojë kandidatë me rekorde kaq pozitive që do garantonin hapjen e negociatave në 18 tetor 2019 me ovacione nga të gjitha vendet anëtare.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024351119995117
array(1) { ["section"]=> string(154) "rrezimi-i-dekretit-per-kryetarin-e-klsh-se-presidenca-ironizon-taulant-ballen-tao-tao-ka-te-drejte-petraq-milo-nuk-ka-qene-i-denuar-me-pare-e-plote-178224" }