Rrëzimi i dekretit, Rama: Ilir Meta të sillet si president i Republikës, jo si Shefi i Monikës, opinioni i Venecias i mirëpritur

Publikuar tek: politike, më 15:11 29-10-2020 Rrëzimi i dekretit, Rama: Ilir Meta të sillet si president i Republikës, jo si Shefi i Monikës, opinioni i Venecias i mirëpritur

Kryeministri Edi Rama pasi u rrëzua dekreti i Metës për rikthimin e ndryshimeve në Kod Zgjedhor ka thënë se presidenti sfidoi parlamentin.

Rama teksa ka folur për Kodin Zgjedhor ka përmenduar edhe 8 eurodeputetet, të cilët u shprehën të shokuar që po rivotohej pa marrë më parë opinionin e Venecias. Ai u shpreh se kur opinioni i venencias të vijë do të jetë i mirëpritur dhe nëse do të ketë nevojë për diskutim do të diskutohet.

Ndër të tjera Rama ka përmendur edhe presidentin Ilir Meta duke thënë se ai duhet të sillet si President i Republikës së Shqipërisë dhe jo si shef i Monikës.

E plotë:

Në fund kapin qeverinë nga këmbët qeveria ka përgjegjësinë LSI ka qetësinë kurse dashuria është trasanksion. Si kundër e kemi thënë edhe më parë kjo lojë ka mbaruar. Tani mos më thuaj (i drejtohet Myslim Murrizit) shkarko hiqe se e bën si Rudina me naftën. Ti e di shumë mirë që nuk është Parlamenti që shkarkon paralmentin. Nga ana tjetër unë mendoj se me këtë ligj të gjithë duhet të jenë të lehtësuar sepse askush që nuk mori atë që donte askush tjetër nuk mbeti i pa marrë atë që donte. Edhe Myslimi edhe Rudina morën, por nuk mund të merrni gjithçka se i bije të tjerët të merrin asgjë.

Këtu është edhe ‘5 qershori’ që flet si për 29 nëntori. E ka harruar që është President. E ka kthyer presidentin në një nga ata krijesat me lloj lloj materialesh për të trembur zogjet, kokasht, nuk shkon as dordolec, por ai është në fakt, nuk e them dot për Ilir Metën, kërcënon shantazhon. Ndërkohë që në fakt kërkojmë që të mos i ngacmopjë t’i lëri të qetë ti rrespektoj dhe ta shpreh nderimin duke u sjell si President i Republikës së Shqipërisë dhe jo si shefi Monikës.

Kërkon tani të fus një sherr të madh për llogari të LSI që është shëmbylltura e demoralizimit, që shkon lule më lule po tani e ka gjetur lulen me Lulin me emrin e duhur.Dhe kërkon të na fusë të gjithë me një ferr. Flet Ilir Meta në emër të Europës. Keni parë ndonjë president të presë ambasadorët dhe të shkojë t’u rrokonisë kokën me ‘5 qershorin’.

Më shkruanin dje 8 eurodeputet jemi të tronditur për çfarë, që ne do rivotojm një ligj që e kemi votuar para dy javësh, si të presim ne Venecian deri në dhjetor kur ligji ka kaluar një ligj të ri. Për çfarë janë të tronditur nuk e kuptoj janë të keq informuar qëllimisht.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 'Nuk duan zgjedhje', Rama: Luli pret biologjinë, që unë për arsye moshe të largohem, Monika thotë do marrim 100 mandate; Te Iliri shikoj një shkarje ledhi të rëndë
Çfarë synon Jozefina Topalli: Karrigen e Ramës, të Bashës apo një deputete liste? »
Article Logic
Execution time: 0.014370918273926
array(1) { ["section"]=> string(130) "rrezimi-i-dekretit-rama-ilir-meta-te-sillet-si-president-i-republikes-jo-si-shef-i-monikes-opinioni-i-venecias-i-mirepritur-225658" }