Rrëzimi i dronit amerikan, SHBA përgatiti mbrëmë sulme ndaj Iranit, pse u tërhoq papritur Donald Trump

Publikuar tek: bota, më 07:56 21-06-2019 Rrëzimi i dronit amerikan, SHBA përgatiti mbrëmë sulme ndaj Iranit, pse u tërhoq papritur Donald Trump

Tensionet mes Iranit dhe SHBA-së janë rritur që prej ditës së djeshme. Irani rrëzoi dronin amerikan ndërsa ka qenë duke operuar në hapësirën ajrore ndërkombëtare mbi Ngushticën e Hormuzit.

Presidenti amerikan Donald Trump e ka cilësuar si 'gabim të madh' veprimin e Iranit. Sakaq, në media është raportuar se një zyrtar i SHBA thotë se ushtria u përgatit mbrëmë për sulme të kufizuara ndaj Iranit si hakmarrje për rrëzimin dronit të SHBA, por miratimi u tërhoq papritmas përpara se sulmet të fillonin.

Zyrtari, i cili nuk ishte i autorizuar të diskutonte publikisht operacionin dhe foli në kushte anonimiteti, thotë se objektivat do të kishin përfshirë radarët dhe bateritë raketore.

New York Times raportoi se Presidenti Donald Trump kishte miratuar sulmet, por më pas i kishte tërhequr. Gazeta citoi zyrtarë të lartë të administratës anonime.

Shtëpia e Bardhë, të enjten mbrëma, hodhi poshtë kërkesat për informacion nëse Trump ndryshoi mendjen. Trump kaloi mbrëmjen e djeshme duke diskutuar strategjinë e Iranit me këshilltarët kryesorë të sigurisë kombëtare dhe liderët e kongresit. I pyetur më parë gjatë ditës për një përgjigje të SHBA-së ndaj sulmit, ai tha: "Së shpejti do të kuptoni."

Duket se në orët në vazhdim do të ketë një përshkallëzim të situatës.

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012925863265991
array(1) { ["section"]=> string(107) "rrezimi-i-dronit-amerikan-shba-pergatiti-mbreme-sulme-ndaj-iranit-pse-u-terhoq-papritur-donald-trump-169086" }