Rrëzimi i helikopterit në Gjermani, vdes një nga gratë më të pasura të Rusisë

Publikuar tek: bota, më 08:57 01-04-2019 Rrëzimi i helikopterit në Gjermani, vdes një nga gratë më të pasura të Rusisë Natalia Fileva

Një nga gratë më të pasura në Rusi, bashkëpronarja e S7 Group,  Natalia Fileva ishte mes viktimave të aksidentit ajror të së dielës në Gjermani.

Bëhet me dije se 55-vjeçarja ishte në bordin e helikopterit  Epic LT që u rrëzua në një fushë pasi iu afrua aeroportit të Egelsbach.

Në helikopter ndodheshin tre njerëz, piloti me origjinë franceze dhe dy pasagjerët rusë.

Autoritetet gjermane po hetojnë shkakun e aksidentit.

Policia tha se aeroplani me gjashtë vende u ngrit për fluturim në Francë dhe po udhëtonte drejt qytetit Egelsbach të Gjermanisë qendrore kur u rrëzua dhe u dogj në një fushë të dielën pasdite pranë Erzhausenit, 10 kilometra në jug të Frankfurtit.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026415109634399
array(1) { ["section"]=> string(83) "rrezimi-i-helikopterit-ne-gjermani-vdes-nje-nga-grate-me-te-pasura-te-rusise-158681" }