'Rrëzimi' i qeverisë, reagon Meta: Udhëheqësit e Kosovës duhet të mendojnë për zgjidhje 'Pro Kosovës' dhe jo 'anti-Kurti'

Publikuar tek: aktualitet, më 11:22 26-03-2020 'Rrëzimi' i qeverisë, reagon Meta: Udhëheqësit e Kosovës duhet të mendojnë për zgjidhje 'Pro Kosovës' dhe jo 'anti-Kurti' Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta ka folur për situatën politike në Kosovë, pas rrëzimit të qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti, nga mocioni i mosbesimit i iniciuar nga aleati bashkëqeverisës, Isa Mustafa.

Sipas tij, prioritet duhet të jetë situata e krijuar nga pandemia e koronavirusit, ndërsa shprehet se udhëheqësit e Kosovës duhet të japin zgjidhje "Pro Kosovës" dhe jo "anti-Kurti".

"Nuk do dëshiroja të ndërhy në çështjet e brendshme të Kosovës, pasi ky shtet ka udhëheqësit, institucionet dhe Kushtetutën e tij. Për mua dhe për të gjithë ne është e rëndësishme të respektohet Kushtetuta e Kosovës dhe vullneti i qytetarëve të saj. Padyshim që pandemia e coronavirusit ka krijuar një situatë shqetësuese, jo vetëm për shqiptarët në Shqipëri, por kudo ku ata ndodhen në rajon. Unë dje kam patur një bisedë telefonike me Kryetarin e Komunës së Tuzit, z.Nik Gjeloshaj, për shkak se ne këtë rajon deri mbrëmë rezultonin mbi 20 shqiptarë të infektuar.

Po sot mora një tjetër lajm shqetësues, që po kaq të prekur kanë rezultuar edhe gjatë ditës së sotme. Gjithashtu në Kosovë kemi vënë re që ndonëse para 10 ditësh nuk ka asnjë qytetar të prekur, aktualisht përhapja e pandemisë ka marrë ritme shumë shqetësuese. Kështu që mendoj se përballimi i situatës së krijuar nga kjo pandemi duhet të jetë prioriteti numër një për të gjithë udhëheqësit e Kosovës, të cilët duhet të mendojnë se si do të japin një zgjidhje “Pro Kosovë” dhe jo “anti-Kurti”, tha Meta në emisioni "7 pa 5".

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0088770389556885
array(1) { ["section"]=> string(120) "rrezimi-i-qeverise-reagon-meta-udheheqesit-e-kosoves-duhet-te-mendojne-per-zgjidhje-pro-kosoves-dhe-jo-anti-kurti-200122" }