Rrëzimi i qeverisë së Albin Kurtit, flet Presidenti Thaçi: Unë s’kam patur gisht, përvoja e deputetëve me mua i ka lënë me pasoja

Publikuar tek: rajon, më 22:23 01-04-2020 Rrëzimi i qeverisë së Albin Kurtit, flet Presidenti Thaçi: Unë s’kam patur gisht, përvoja e deputetëve me mua i ka lënë me pasoja Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka folur mbrëmjen e sotme për rrëzimin e qeverisë së Albin Kurtit përmes një mocioni mosbesimi të votuar më datë 25 mars nga deputetët e Kuvendit dhe e iniciuar nga partneri në kooalicion, LDK.

Thaçi ka thënë se ai nuk ka patur as gisht e as dorë në rrëzimin e qeverisë Kurti.

“As s’kam pasur gisht, as s’kam pasur dorë. Unë s’kam qenë në Kuvend. Është e drejtë kushtetuese dhe ligjore, që e kanë shfrytëzuar deputetët e Kuvendit të Kosovës. Tash përmendja e emrit tim, prej deputetëve, është çështje e tyre. Përvoja e tyre e hidhur elektorale përballë meje ka lënë pasoja. Këtë obsesion dhe paranojë askujt s’mund t’ia tejkalojmë”, ka thënë Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, në emisionin Pressing.

Më 25 mars deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti duke e rrëzuar atë me shumicë votash, ndërsa tashmë Qeveria Kurti mbetet në detyrë si qeveri në dorëheqje.

Ndërkohë presidenti Thaçi ka filluar konsultimet me krerët e partive politike për formimin e qeverisë së re.

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.010843992233276
array(1) { ["section"]=> string(133) "rrezimi-i-qeverise-se-albin-kurtit-flet-presidenti-thaci-une-s-kam-patur-gisht-pervoja-e-deputeteve-me-mua-i-ka-lene-me-pasoja-200990" }