Rrëzimi i qeverisë së Albin Kurtit, reagon për herë të parë Edi Rama

Publikuar tek: politike, më 23:18 26-03-2020 Rrëzimi i qeverisë së Albin Kurtit, reagon për herë të parë Edi Rama Edi Rama / Albin Kurti

Kryeministri Edi Rama e ka qaujtur luks vendimin e parlamentit të Kosovës për rrëzimin e qeverisë Kurti.

Kreu i qeverisë deklaroi në emisionin “Real Story” se në këto momente ka halle më të mëdha se rrëzimi i qeverisë së Albin Kurtit.

Rama tha se i gjithë fokusi i rij është lufta ndaj koronavirusit.

“Të vjen keq që të mos kem koment fare për këto që janë luks në këto halle që kam unë. Kam halle shumë të mëdha se këto. Të vjen keq që të mos kem koment fare”, u shpreh Rama.

Mbrëmjen e djeshme Kuvendi i Kosovës vendosi me 82 vota pro që qeveria Kurti të largohet. Shkak u bë shkarkimi i ministrit Agim Veliu nga radhët e LDK-së dhe mosshpallja e gjendjes së emergjencës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0084500312805176
array(1) { ["section"]=> string(74) "rrezimi-i-qeverise-se-albin-kurtit-reagon-per-here-te-pare-edi-rama-200225" }