Rrëzohen 8 dekretet e METËS, Presidenca ‘shënjestron’ SPIROPALIN: ‘E çmendura E.’ të lexojë raportin e OSBE/ODIHR-it

Publikuar tek: politike, më 15:31 12-09-2019 Rrëzohen 8 dekretet e METËS, Presidenca ‘shënjestron’ SPIROPALIN: ‘E çmendura E.’ të lexojë raportin e OSBE/ODIHR-it Elisa Spiropali

Këshilltari i Presidencës për Mediat Tedi Blushi reagoi ashpër pas deklaratave në parlament të Ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali, e cila sulmoi Metën për 8 dekretet e dërguara në parlament, të cilat u hodhën poshtë nga mazhoranca.

Në një postim nga Facebook-u, duke iu drejtuar Spiropalit si ‘’e çmendura E.’’, Blushi i kërkon të rishikojë raportin e OSBE-ODIHR për sjelljet antikushtetuese të Kuvendit, KQZ-së dhe Kolegjit Zgjedhor, që janë kapur nga mazhoranca, që e etiketon si 'Rilindja Moniste'.

Postimi i Tedi Blushit:

E ftojmë të Çmendurën E. të lexojë raportin final të OSBE/ODIHR për dekretin kushtetues të Presidentit Meta dhe sjelljet antikushtetuese të Kuvendit, KQZ dhe Kolegjit Zgjedhor, që i provojnë të gjithë botës demokratike kapjen e shtetit nga Rilindja moniste.

Klithmat anti-presidenciale të porositura sot me urgjencë duan të spostojnë vëmendjen nga miratimi kokëfortë i PPP-ve më të shtrenjta në botë, në kundërshtim me Kushtetutën, ligjin dhe interesin publik, dhe në kurriz të qytetarëve shqiptarë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071098804473877
array(1) { ["section"]=> string(116) "rrezohen-8-dekretet-e-metes-presidenca-shenjestron-spiropalin-e-cmendura-e-te-lexoje-raportin-e-osbe-odihr-it-178214" }