Rrëzohet avioni i Lufthansës, 150 viktima. Merkel: Do shkoj vetë në vendngjarje

Publikuar tek: bota, më 13:26 24-03-2015

4:40-Kancelarja gjermane Angela Merkel në një deklaratë për median ka pohuar se do të shkojë vetë në vendngjarje për të ndjekur nga afër situatën. "Do shkoj vetë për të parë sa e rëndë është kjo tragjedi", u shpreh Merkel.

Mësohet se kancelarja ka anulluar të gjitha takimet e saj pas marrjes së lajmit për rrëzimin e avionit.

11:35-Kushtet metereologjike nuk ishin kritike.

Nuk kanë qenë kushtet e motit që kanë shkaktuar  rënien e avionit të avionit Germanwings. Kjo është ajo çfarë kanë konstatuar ekspertët të cilë venë në dukje se në kohën e fluturimit nuk ka pasur ndonjë problem me kushtet e motit dhe se nuk kishte as mjegull.

Avioni i linjës German Wings A320 është rrëzuar në alpet franceze pranë një vendi të quajtur Digne. Në bordin e avionit kanë qenë duke udhëtuar 150 persona (144 pasagjerë dhe ekuipazhi prej 6 personash). Qeveria franceze para pak minutash konfirmoi se të gjithë njerëzit e ndodhur në avion kanë mbetur të vdekur, ndërsa mësohet se shumica frej tyre ishin shtetas gjermanë dhe 45 të tjerë shtetas spanjollë.

Angela Merkel ka kontaktuar menjëherë me familjen mbretërore të Spanjës si dhe ka telefonuar në Berlin për të përgatitur një njësi emergjence për avionin e rrëzuar me shumë shtetas gjermanë ndërkohë që paralajmërohet se operacioni do të jetë i gjatë e i vështirë. Trupat e viktimave po transportohen drejt  një morgu emergjent pranë një fshati. Avioni ishte nisur nga Barcelona drejt Duserldof. Ai kryente  fluturime që prej vitit 1991, sot u zhduk nga radarët në orën 11:20  teksa ishte në rajonin e Alpeve franceze.

Me njëherë pasi u njoftua për ngjarjen presidenti i Francës Francios Hollande shprehu ngushëllimet e tij për familjarët e viktimave duke shtuar se kjo është një tragjedi e rëndë për vendin.  Holland i telefonoi kancelares gjermane Merkel për t'i shprehur ngushëllimet e tij dhe publikoi edhe një "Twitt" me të njëjtë përmbajtje.

Edhe Ministri Brendshëm francez Bernard Cazeneuve është drejtuar në vendin e katastrofës duke thënë që shkaku është I panjohur ende. “Dimë që në orën 10.47 German Wings ka dërguar një kërkesë për shpëtim dhe disa minuta më parë është zhdukur”, shprehet Cazeneuve.

Anëtarët e bordit drejtues të avionit ishin 6 por ende dhe nuk dihet nëse kjo ngjarje erdhi si rezultat i pilotimit të gabuar apo ndonjë defekti teknik të avionit.

Raportohet që avioni po fluturonte shumë ulët që paraprakisht të çon të mendosh se mund të ketë pasur probleme teknike dhe ka tentuar të ulet në një vend të përshtatshëm. Ende nuk ka një konfirmim zyrtar të problemeve që mund të ketë pasur.

Nuk bëhet ende me dije nëse në listën e pasagjerëve ka patur shtetas shqiptarë. Kompania ajrore German Wings është në pronësi të Lufthansa dhe është  i linjës me kosto të ulët. Lufthansa e shpërndan këtë linjë ajrore në disa aeroporte si Hamburg, Berlin, Duseldorf, Shtutgart dhe në vazhdim Dortmund, Hannover. German Wings kaloi në pronësi të Lufthansa në vitin 2009, pasi German Wings është hedhur fillimisht në treg për herë të parë në vitin 2002 Eurowings, gjithmonë si linjë me kosto të ulët.

"Një ditë e zezë për kompaninë tonë të fluturimit", komentoi kreu i Lufthansa Carsten Spohr, duke theksuar se kompania është ende e paqartë se çfarë ka ndodhur.

Alpet franceze janë pjesë e alpeve që qëndrojnë tërësisht brenda Francës ose që janë në vazhdim të vargmaleve me Zvicrën dhe dhe Italinë. Maja më e lartë është Mont Blanc ose Mali i bardhë është mali më i lartë me 4808 m dhe i përket vargmalit me kufi në Itali.


Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011640071868896
array(1) { ["section"]=> string(86) "rrezohet-avioni-i-lufthanses-me-148-njerez-qeveria-franceze-kane-vdekur-te-gjithe-6795" }