Rrëzohet avioni në Bullgari, raportohet për dy të vdekur

Publikuar tek: rajon, më 23:08 20-04-2019 Rrëzohet avioni në Bullgari, raportohet për dy të vdekur

Një avion i vogël pasagjerësh është rrëzuar mbrëmjen e sotme në Bullgari pas një problemi me krahët.

Mediat e huaja raportojnë se avioni se është rrëzuar pranë qytezës Orizare në juglindje të Bullgarisë pas një defekti teknik me krahët, ndërkohë që deri tani flitet për 2 persona të vdekur.

Kryetari i Komunës së Orizare-s, Yordan Totev, në deklaratën për Radion Kombëtare të Bullgarisë, tha se si pasojë e rrëzimit të një avioni pronë e një klubi sportiv në qytezë, kanë humbur jetën 2 persona.

Ndërkohë bëhet me dije se policia dhe zjarrëfikësja kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë nisur hetimin në lidhje me aksidentin ajror.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024235010147095
array(1) { ["section"]=> string(62) "rrezohet-avioni-ne-bullgari-raportohet-per-dy-te-vdekur-161231" }