Rrëzohet avioni në Rusi, 7 të vdekur, ndodh mrekullia për vajzën 6 vjeç

Publikuar tek: bota, më 10:42 15-11-2017 Rrëzohet avioni në Rusi, 7 të vdekur, ndodh mrekullia për vajzën 6 vjeç

Një avion i vogël pasagjerësh ka rënë sot në Lindjen e Largët në Rusi, duke shkaktuar vdekjen e 6 personave të cilët ndodheshin në bord.

Nga 7 persona që ndodheshin në avion, vetëm një vajzë 6 vjeç ka arritur të shpëtojë.

Aeroplani është rrëzuar pak para se të ulej në fshatin Nelkan, rreth 1.000 km larg kryeqytetit të krahinës, Khabarovsk.

Avioni kishte një kapacitet prej 19 pasagjerësh dhe i përkiste shoqërisë “Khabarovks Airlines”.

Autoritetet humbën kontaktin me avionin 2 kilometra larg aeroportit, shkruan rt, raporton newsbomb.al.

Menjëherë zjarrëfiksja dhe ambulanca kanë shkuar në vendngjarje, ku kanë parë avionin e dëmtuar por nuk ishte përfshirë nga flakët.

Ekspertët  dyshojnë për tre shkaqe, kushtet e motit, gabimet e pilotit ose probleme teknike.

Helikopteri mjekësor mori në bord fëmijën e mbijetuar, vajzën gjashtë vjeçare dhe e transportuan për në spitalin më të afërt dhe po përcaktojnë gjendjen e saj shëndetësore. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Prokurori i Përgjithshëm amerikan hedh poshtë akuzat se ka gënjyer ligjvënësit
Gjenerali britanik i shokon të gjithë: Korea e Veriut mund të godasë Britaninë brenda pak muajve »
Article Logic
Execution time: 0.011138916015625
array(1) { ["section"]=> string(75) "rrezohet-avioni-ne-rusi-7-te-vdekur-ndodh-mrekullia-per-vajzen-6-vjec-99630" }